Arkitekturë
“Vessel” konsiderohet horror dhe dështim arkitekturorë 25 miliardësh

Hualli i bletëve në vlerë prej 25 miliardësh, i njohur si “Vessel”, nuk po pushon së qenuri struktura më e diskutuar nga mediet ndërkombëtare.
Projekti i Thomas Heatherwick, që është shndërruar në atraksion turistik për rajonin perëndimorë të Manhatanit, veçse po pëlqehet e po sjellë numër enorm vizitorësh, nuk po mbetet as pa u kritikuar.
Kritiku i arkitekturës dhe dizajnit në prestigjiozen “The Guardian”, ia ka dedikuar një artikull kësaj struktureje, duke e cilësuar si një shesh lojrash për miliarderët ku prerjet e flokëve kushtojnë 800 dollarë, e megjithëkëtë sipas tij ky projekt sërish duket i lirë.

Më poshtë mund ta gjeni artikullin e plotë të “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.
Siç thotë biznesmeni i njohur amerikan Dan Doctoroff, nëse ndërtoni, njerëzit do të vijnë për të parë, duke iu referuar kështu mega strukturës në Hudson Yars, “Vessel”-it.
Faza e parë e Hudson Yards u hap muajin e kaluar dhe njerëzit kanë ardhur – kryesisht për të parë se si ishte lejuar të krijohej një strukturë e tillë. Në një pjesë të madhe të anës perëndimore të Manhatanit një zhvillues ka sjellë një fantazi private të kullave me xhama këndore të mbushura me zyra dhe apartamente të shtrenjta, që ngriten mbi një qendër tregtare shtatë katëshe në një qilim të pahijtë gri , të spërkatur me tufta të vogla të “parkut”.

Gjëja më e habitshme nuk është se një zhvillim i tillë ka ndodhur. Tronditja e vërtetë është se krejt kjo gjë është e keqe. Marketingu i tepruar i Hudson Yard, ishte mbuluar me superlativa: ky është projekti privat më i madh dhe më i shtrenjtë në historinë e SHBA-ve, një vend që shpërthen me konceptet “nuk është parë ndnojë gjë e tillë më parë” dhe “është i pari i llojit të tij.
Ai është faturuar si më inovativi në gjithçka, nga një shesh lojrash të rafinuara për qytetarët e dalluar e deri tek 800 dollarë në një prerje flokësh.

Megjithatë, gjithçka duket kaq e lirë. Nga kopshtin zoologjik arkitekturor deri tek mungesa e dukshme e kujdesit të shpenzuar për detajet.
Stephen Ross, njëri nga forcat shtytëse të projektit, e përshkroi atë si një “muze arkitekture”, gjë që nuk është e pavërtetë. Duke ecur nëpër Hudson Yards ndjehet sikur po shfletoni një depo veshjesh, ku panelet e lustrimeve të perdes së murit, aluminit dhe pjesët e gurit përplasen në një kolazh të pamëshirshëm.
Kur të afroheni, keqardhja shpërbëhet në zemërim. Hyni brenda dhe ju gjeni një qendër tregtare si prozaik.
Me shtresat e tij të suvasë dhe me lustrim të shkëlqyeshëm, struktura i bën dyqanet e Diorit, Fendi dhe Cartier të duken si dyqane me zbritje.
Kjo strukturë gjigante çdo herë po gjen një mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes.
Monumenti publik është një kornizë për t’u ngjitur, që ka rreth 16 kate, me rreth 2,465 shkallare, 80 ulëse dhe pamje përgjatë gjithë lumit Hudson dhe Manhattan. /Ndërtimi.info/

