Featured
Versioni i ri i prizave që mund t’i përdorni në shtëpi [video]
Çështja e prizave është një nga çështjet më problematike në shtëpi, veçanërisht nëse ju keni fëmijë të vegjël. Mbulimi apo edhe “fshehja” e tyre disi në raste të caktuara nuk është se mund të ketë një zgjidhje të lehtë.
Nëse ju keni një prizë në dhomën tuaj të gjumit apo edhe një dhomën e fëmijëve tuaj të cilën gjatë natës frikësoheni se fëmijët mund ta prekin siç e kanë ”zakon” ju tashmë mund t’i bëni vetës dhe familjes suaj zgjidhje.
Prizat e reja të cilat mund t’i përdorni në shtëpi nuk ngjasojnë me ato të vjetrat pothuajse me asnjë tipar. Prizat e versionit të ri kanë një sistem të tillë që ato ju mund t’i bllokoni kur nuk jeni duke i përdorur dhe të mos i futni fare në funksion.
Përveç kësaj këto lloj prizash kanë edhe një lloj ndriçimi i cili është i vendosur në pjesën e poshtme të prizës. Kjo e bënë edhe më të lehtë punën tuaj nëse ju dëshironi që gjatë natës të mbushni telefonin tuaj apo edhe pajisje të tjera. Ju nuk do të keni nevojë që të ndizni një dritë tjetër ekstra kur dritat e prizës ndizen në mënyrë automatike.
https://www.facebook.com/GeniusClub.KeliNetwork/videos/1338935382892735/
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login