Featured
Vendoset për rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Iu vie fundi pritjeve dhe vështirësive rrugore në rrugën Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, kjo pasi që ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj sot nënshkroi kontratën për zgjerimin e segmentit Milloshevë-Mitrovicë.
Në këtë mënyrë iu hapën edhe rrugë punëve të cilat kishin ngecur tash e sa kohë, ku ishte bërë edhe problem për vozitësit e atyre rrugëve, shkruan Ndërtimi.info
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lekaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ku tutje ka theksuar se është nënshkruar kontrata e cila për tri vite qëndroi në sirtarët e kësaj Ministrie. E cila atë kohë drejtohej nga Lutfi Zharku.
“E nënshkrova kontratën për përfundimin e fizibilitetit të rrugës Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, saktësisht zgjerimin e segmentit Milloshevë-Mitrovicë. Kështu ne u hapëm rrugën punëve të ngecura, duke e nënshkruar kontratën e cila prej tri vitesh qëndronte në sirtarët e Ministrisë. Vushtrria dhe Mitrovica janë pjesë e prioriteteve tona. Bashkë do ta ndërtojmë Kosovën që duam!”, ka shkruar Lekaj.