Connect with us

Aktuale

Vendimin e Ministrisë për Spitalin e Ferizajt, Aliu e quan lojë fjalësh

Published

on

Përgjigja negative e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vendimin e ndërrimit të parcelës së spitalit rajonal të Ferizajt, për kryetarin e komunës Agim Aliun është vetëm lojë fjalësh.

Gjatë një interviste për Televizionin Tema, kryetari Aliu tha se ministritë përkatëse nuk janë treguar efikase, pasi që në radhë të parë nuk i kanë respektuar aktet që vet i kanë miratuar. Ndërkaq, shkresën e ministrisë e cila thotë se vendimi i marrë për parcelën e spitalit me datën 30 mars të vitit 2018, është në kundërshtim me dispozitat e ligjit për planifikim hapësinor, Aliu e konsideron vetëm shkelje procedurale, e cila sipas tij, do të përmirësohet menjëherë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

“Sigurisht që është një shkresë e cila i ka kaluar të gjitha afatet dhe proceduralisht realisht neve nuk na takon, neve nuk na obligon që të shqyrtojmë një shkresë të tillë, por duke pasur parasysh përmbajtjen që ajo është, ne sigurisht që do të merremi me përmbajtjen e saj sesa me afatet ligjore që i ka tejkaluar. Nuk do të ishte mirë që institucionet shtetërore t’i kalojnë këto afate e aq më tepër për t’i  deportuar apo dorëzuar këto akte diku tjetër e jo në institucione që janë përgjegjëse për të pranuar akte të tilla. Sidoqoftë unë ndihem komod, sepse gjithmonë i respektoj aktet që miratohen nga një institucion në nivelin e hierarkisë  më të lartë. Çështja tjetër e rëndësishme është që në krejt këtë histori ka histeri fjalësh dhe retorikash ligjore e që në fakt nuk kanë të bëjnë me esencën e problemeve”, tha Aliu.

Megjithatë ai ka theksuar se gjithë cështja ka të bëjë me planin zhvillimor, e të cilin plan do ta formulojnë në seancën e radhës.

“Në fakt, Ministria e Planifikimit Hapësinor gjatë gjithë kohës sa ne jemi duke e zhvilluar debatin për agjendat tona, si platformë qeverisëse ajo nuk konteston asgjë, vetëm se është çështje e formulimit të fjalive apo vendimeve që kanë të bëjnë me ndryshimin e PZHK-së.  Pra, nuk kemi ndonjë kontest të madh as ligjor e as institucional, por më shumë është çështje që të ravijëzohen retorikat respektivisht vendimet dhe preambula në akte të cilat janë si akte përcjellëse si rezultat i vendimeve të komunës, por që nuk ka ndonjë kontest të një game tjetër apo përmbajtje tjetër që lidhet me projektet që ne dëshirojmë t’i realizojmë. Sigurisht që në seancën e radhës ne do ta kemi si pikë shtesë të rendit të ditës dhe sipas kërkesës së Ministrisë së Planifikimit Hapësinor ne do të bëjmë formulimin e pranishëm të vendimit për ndryshimin e çështjeve të cekura që kanë të bëjnë me planin zhvillimor. Pra, është vetëm çështje e formulimit”, potencoi kryetari Aliu.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, deklaroi se Spitali do të ndërtohen në lokacionin ku ka vendosur së fundmi Kuvendi Komunal, sepse sipas tij, shkresat dhe lojërat e zyrtarëve të Ministrisë nuk do t’i marrin gjithmonë parasysh.

“Mënyra më e mirë për ta përmbledhur këtë është lojë fjalësh dhe ajo që është pezullim i aktiviteteve apo i zbatimit të një plani të përcaktuar me PZHK, do të thotë është një lojë fjalësh ku kërkohet saktësi më shumë, por që në esencë nuk e dëmton qëllimin për çka është duke u bërë ky komunikim. Spitali do të ndërtohet dhe nuk do të zvarritet, sepse unë e kam thënë që me rëndësi odiseada e spitalit tashmë ka përfunduar vetëm se është çështje e saktësimit të një vendimi që duhet ta bëj Kuvendi i komunës dhe t’i vihet pika kësaj pune”, u shpreh Aliu.

E, derisa kryetari Aliu fajësoi Qeverinë e Kosovës për vendimet që Kuvendit Komunal po i kthehen si të pabazuara në ligje, ai nuk tha se e ka në plan të zhvilloj ndonjë takim me ministren për t’i sqaruar këto keqkuptime mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending