Aktuale
Vdes një punëtor i ndërtimit në vendin e punës në Prishtinë

Një 45 vjeçar, punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën sot në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur në paraditen e sotme, në orën 10:00 në rrugën “Ahmeti Krasniqi. Këtë e ka konfirmuar për Ndërtimi.info zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.
“Rasti ka ndodhur në sot në ora 10:00 në rrugën “Ahmeti Krasniqi”. Një punëtorë i ndërtimtarisë ka rënë nga skelet. Punëtori është i moshës 45 vjeçar”, tha Krasniqi.
Ndërsa sipas të dhëvae të para që kanë Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, punëtori ka rënë nga skelet derisa po bënte fasadimin e objektit në të cilin punonte.
Kështu ka bërë të ditur për Ndërtimi.info, kryetaru i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
“Sipas informacioneve të para që kemi, është një punëtor i moshës rreth 45 vjeçar, dhe ka rënë nga skelet derisa ishte duke bërë fasadimin e një objekti”, tregoi Azemi.
Dyshohet se ai kishte rënë nga ndërtesa 7-katëshe derisa ishte duke punuar.
Rastet e humbjes së jetëve të punëtorëve të ndërtimtarisë veçse po rriten. Vetëm brenda këtij viti [janar-tetor] në vendin e punës humbën jetën 18 punëtorë të ndërtimtarisë.
Rasti i fundit ka të bëjë me një punëtor të moshës 53 vjeç i cili pasditen e 24 shtatorit ka gjetur vdekjen në vendin e punës, pasi që kishte rënë nga skelet gjersa ishte duke punuar.
Në po atë ditë në vend mbizotëruan erërat e forta, qytetarëve iu ishte bërë thirrje që të mos dalin në ambiente të hapura, edhe përkundër kësaj në disa video të publikuara në rrjetet sociale shiheshin punëtorët e ndërtimit që edhe në ato kushte detyroheshin të punonin në lartësi.
