Aktuale
Vdekjet në punë | Ndryshe nga Kosova, në Amerikë gjobat janë milionëshe

Derisa në Kosovë dënimi maksimal për rastin e vdekjes në vendin e punës është në vlerë të 10 mijë eurove e ai minimal 2 mijë euro, një praktikë krejtësisht tjetër është në Amerikë. Atje sipas raportit të Administratës së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë [OSHA], dënimi maksimal për vdekje në vendin e punës, i dhënë gjatë vitit 2017, ishte 2.6 milionë dollarë ndërkohë ai më i ulti 526 mijë e 633 dollarë.
Shkruan: Arta Desku
Agjencia e Qeverisë Amerikane nën Departamentin e Punës, e njohur si Administrata e Sigurisë dhe e Shëndetit në Punë “OSHA”, [Occupational Safety and Health Administration], e cila ka përgjegjësinë e garantimit të sigurisë në vendin e punës si dhe parandalimin e vdekjeve dhe lëndimeve, kishte paraqitur listën e dënimeve monetare, me të cilat ishin dënuar kompanitë në rast të vdekjeve apo lëndimeve të punëtorëve në vendin e punës, gjatë vitit 2017, raporton Ndërtimi.info
Kjo listë kishte mbledhur dënimet më të mëdha të aplikuara në periudhën kohore prej 1 tetorit 2016 e deri më 30 shtator 2017, teksa shumat varionin nga 2.6 milionë dollarë më e larta e deri tek 526 mijë e 663 më e ulëta për rastet e vdekjeve.
E për rastet e lëndimeve dënimi më i lartë ishte në vlerë të 700 mijë e 142 dollarëve kurse ai më i ulti 503 e 380 dollarë.
Mesatarja e dënimeve kundrejt kompanive për rastet e vdekjeve e të lëndimeve të punëtorëve është rreth 400 mijë euro.
Lista e dënimeve monetare të propozuara nga OSHA në vitin fiskal 2017 përfshinë ato që rrjedhin nga një incident i vetëm ose incidente të lidhura në të cilat një ose më shumë kompani pretendohen të kenë dështuar t’i përmbahen praktikave të sigurta të punës.
Dënimi më i lartë me 2.6 milionë dollarë është shqiptuar ndaj kompanisë “Joon LLC”, kompani kjo që vepron si “Ajin USA” që gjendet në Cusseta.
Sipas raportit, thuhet se inspektimi erdhi pas fataliteteve të punëtorëve në vendin e punës.
Regina Elsea u shtyp për vdekje më 18 qershor të vitit 2016, teksa po pastronte sensorin e transporterit robotik, për furnizuesit me pjesë të automobilave. Regina së bashku me tre kolegë ndodheshin në vendin e ngjarjes kur robotët filluan të lëvizin papritmas, duke e zënë brenda punëtoren.
OSHA pretendon se organizata që merret me kompaninë “Ajin”, ku vdiq Regina nuk e kishte marrë seriozisht rastin. Ndërsa sipas OSHA-s, kompania “Ajin” dështoi në procedurat e kontrollimit të energjisë për të parandaluar lëvizjen e makinerive gjatë servisimit.
Në total kompania “Joon LLC” që njihet si Ajin” u akuzua edhe për 23 shkelje të qëllimshme, duke përfshirë 19 shkelje me paramendim.
Kompania për drenazhim “Atlantic” me bazë në Boston, u dënua me 1.5 milion dollarë për shkak të vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës. Ata u mbytën për shkak të shembjes së një hendeku teksa po kryenin punën e tyre.
Hetimi përcaktoi se punëdhënësi nuk u siguroi punëtorëve të vet mbrojtje themelore kundër kolapsit apo t’iu ofronte trajnime atyre për njohjen dhe shmangien e rreziqeve gjatë kryerjes së punës.
OSHA kishte akuzuar edhe në vitin 2007 e 2012 këtë kompani për rreziqe të ngjajshme.
Në tërësi kompania për drenazhim “Ataltic” u citua për 18 shkelje serioze, të qëllimshme, të përsëritura në vendin e punës.
“Vdekjet e këtyre dy punonjësve mund dhe duhej të ishin parandaluar. Punëdhënësi i tyre, i cili më parë ishte cituar nga OSHA se po bënte shkelje të tilla, dinte se cilat masa mbrojtëse ishin të nevojshme për të mbrojtur punonjësit e tij, por zgjodhi ta injoronte atë përgjegjësi. “– ishte shprehur administatori rajonal i OSHA-s, Galen Blanton.
Me 1.5 milion dollarë ishte dënuar edhe kompania “Great White Construction Inc”, që gjendet në Shën Agustin të Floridës, gjatë kryerjes së një inspektimi të planifikuar.
Një inspektor kishte njoftuar se punonjësit në këtë kompani po kryenin detyrat e tyre në një ndërtesë rezidenciale shumëkatëshe pa përdorur mjetet e duhura mbrojtëse. Ata madje nuk ishin të lidhur as me litarë.
OSHA gjatë inspektimit të dytë në kompaninë “Great White Construction” zbuloi se kishte edhe shumë punonjës të tjerë në atë kompani që po punonin në kushte të ngjajshme.
“Great White Construction” u citua për 11 shkelje të tjera me paramendim dhe për dështimin e saj për mbrojtjen e punëtorëve.
“Në pesë vitet e fundit, seria e shkeljeve të qëllimshme, serioze dhe të përsëritura të ‘Great Ëhite Construction’ ka demonstruar indiferencë ndaj sigurisë së punonjësve të tyre. Kompania lejoi punonjësit e tyre të punonin pa mbrojtje dhe nuk bëri përpjekje të arsyeshme për të eliminuar rrezikun. “- kishte deklaruar administratori rajonal i OSHA-s në Atlanta, Kurt Petermeyer.
Një tjetër kompani e quajtur “Arrow Plumbing LLC”, që operon në Missouri, ishte dënuar me 714 mijë e 142 dollarë si pasojë e vdekjes së një punëtorë në vendin e punës.
Inspektorët përcaktuan se një punonjës po vepronte në një kanal, i pambrojtur ku edhe gjeti vdekjen, vetëm një muaj pasi një punëtor tjetër kishte vdekur po në të njejtin kanal e në rrethana të ngjajshme.
OSHA zbuloi se, në të dyja rastet, “Arrow Plumbing” nuk iu siguroi mbrojtje themelore punëtorëve për të parandaluar kolapsin dhe nuk arriti të trajnojë punonjësit për të njohur dhe për të shmangur rreziqet gjatë kryerjes së punës së tyre në kanalizime e vende të ngjajshme.
“Arrow Plumbing” u citua për gjashtë shkelje të qëllimshme në vendin e punës.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve të përfshirë në punën e gërmimit të rishikojnë procedurat e tyre të sigurisë dhe të sigurojnë që të gjithë punëtorët janë të mbrojtur dhe të trajnuar në mënyrë të duhur.” – kishte thënë administratori rajonal i OSHA-s në Kansas City, Kim Stille.
Kompania “Amsted Rail Co. Inc”, me qendër në Ohio, e cila prodhon komponentë të mallrave të çelikut, u dënua me 610 mijë e 034 dollarë për shkak të lëndimit të një punëtori në vendin e punës.
Punonjësi kishte pësuar lëndim të rëndë teksa makina e bukës ia kishte bluajtur këmbën.
Sipas hetimit u gjetën edhe shumë shkelje të tjera në lidhje me makinat që gjendeshin në atë punëtori, përfshirë edhe dështimin për të parandaluar funksionimin e makinave teksa bëhet servisimi. Hetimi pasues, i bërë vetëm dy muaj më pas dëshmoi për katër incidente të tjera në këtë objekt, si pasojë e sasisë së madhe të dioksidit të silikonit, ndaj të cilit ishin të ekspozuar punëtorët.
“Amsted Rail” u citua për 19 shkelje serioze gjatë dy inspektimeve.
“Kompanitë duhet të sigurohen që punëtorët e tyre të trajnohen në procedurat e duhura të mbrojtjes personale për të parandaluar lëndimet dhe sëmundjet në punë. Monitorimi i vazhdueshëm i pajisjeve dhe i procedurave janë pjesë përbërëse e një programi efektiv të sigurisë dhe shëndetit. “– kishte nënvizuar ish ndihëmsi i sekretarit të OSHA-s, Dorothy Dougherty.
Firma e izolimit automatik, në Ohio, “Autoneum North America Inc”, u dënua me 569 e 463 dollarë për shkak të lëndimit të rëndë të krahut të cilin e kishte marrë një punëtorë teksa po vendoste materialet në makinën bluajtëse, që rezultoi me amputimin e dorës së djathtë si dhe parakrahun.
OSHA përmendi kompaninë për procedurat e papërshtatshme të sigurisë së makinerisë, duke përfshirë dështimin në mbajtjen e pajisjeve të ndalura dhe ekspozimin e punëtorëve në rreziqe.
“Autoneum North America” u citua për tri shkelje të qëllimshme në vendin e punës.
“Ky incident ilustron pse kompanitë duhet të vlerësojnë procedurat e sigurisë së makinerive për të siguruar se ato janë adekuate dhe efektive në mbrojtjen e punëtorëve nga dëmtimet në punë”, kishte potencuar ish-ndihmësi i sekretarit të OSHA-s, Dorothy Dougherty.
Firma “Milark Industries Inc”, që merret me prodhimin e pjesëve për automobila, me bazë në Ohio u dënua me 536 mijë e 249 dollarë për shkak të amputimit të një punonjësi të përkohshëm, të cilin ai e kishte marrë në dy gishtat e dorës së majtë, në ditën e parë të punës.
“Milark Industries” u citua për tri shkeljet e qëllimshme të egra.
“’Milark Industries’ vazhdon të krijojë një mjedis ku punonjësit lejohen të anashkalojnë procedurat e sigurisë së makinave. Duke vepruar kështu, kompania po krijon një kulturë të papranueshme rreziku duke i lënduar njerëzit në punë. “– kishte thënë Drejtoresha e OSHA-s në Toled, Kim Nelson.
Kompania “Big Tex Trailer Prodhim Inc” u dënua me 532 mijë e 411 dollarë nga se inspektorët e OSHA zbuluan se punëtorët e “Big Tex”-it të nuk iu nënshtruan vlerësimit mjekësor dhe testit të përshtatshëm të respiratorëve.
“CM Truck Beds” u citua për 20 shkelje serioze, prej tyre një me paramendim.
“’CM Truck Beds’ ka krijuar një mjedis ku punëtorët mund të plagosen rëndë ose të vriten, pasi qëllimi i këtyre shkeljeve i con ata në një drejtim të tilë” – ka thënë drejtori i OSHA-s në Oklahoma City, David Bates.
“Prinz Grain & Feed Inc” është një tjetër firmë që u dënua me 526 mijë e 633 dollarë për shkak se një shtëpizë metalike për ruajtje të drithrave u shemb, duke e lënë të lënduar punëtorin i cili mbeti nën disa qindra kilogram drithrash. Ai u shpëtua nga ekipet e emergjencës por vdiq dy ditë më pas në spital.
“Prinz Grain & Feed” u citua për tri shkelje të qëllimshme.
“OSHA u kërkon punëdhënësve dhe punëtorëve në këtë industri të rrezikshme që të shqyrtojnë dhe zbatojnë standardet e trajtimit të drithërave për të parandaluar dëmtimet dhe humbjet e jetrave “– kishte thënë administratori rajonal i OSHA-s në Kansas City, Kim Stille.
E firma “BWAY Corp” me bazë në Çikago u dënua me 503 mijë e 380 dollarë për shkak të dëmtimeve të punonjësve të shkaktuara nga procedurat joadekuate të sigurisë, duke përfshirë dështimin për të trajnuar punonjësit në procedurat e mbylljes së makinave. Tre punëtorë pësuan amputime. Një tjetër punëtori makina ia kishte shtypur dorën. Sipas OSHA, 15 punëtorë në fabrikë kishin pësuar amputime gjatë pesë viteve të fundit.
“BWAY Corp” u citua për pesë përsëritje dhe pesë shkelje serioze të sigurisë në vendin e punës.
OSHA ka renditur edhe shkeljet që janë bërë në mungesën e pajisjeve për punë. Ku në mesin e 10 mungesave të pajisjeve për punë, e para renditet mungesa e pajisve e pajisjeve mbtoojtëse personale për mbrojjen e syve dhe fytyrës.
Për këtë OSHA ka gjetur këtë vit 1 mijë e 536 shkelje.
Për mos-mbikqyrje të makinerive nëpër kompani për vitin 2018 janë gjetur 1 mijë e 972 shkelje, teksa në raportin e vitit 2017 ishin 2 mijë e 109.
Për mospajisje me litarë dhe rrezik nga rënia në vitin 2018 janë gjetur 7 mijë e 720 shkelje, ndërkohë në vitin 2017 ishin gjetur 6 mijë e 887 shkelje.
Për mos pajisje me skele në vitin 2018 janë gjetur 3 mijë e 336 shkelje, ndërsa në vitin 2017 3 mijë e 697 shkelje.
Për mbrojtje të frymëmarrjes në vitin 2018 janë gjetur 3 e 118 shkelje, teksa në 2017 sipas raportit ishin 3 mijë e 881 shkelje.
Sipas OSHA-s në vitin 2016 rastet e përgjithshme serioze të shkeljeve në vendin e punës ishin dënuar me 12 mijë e 600 dollarë ndërsa në vitin 2018 me 12 mijë e 934 dollarë.
Shkeljet e përsëritura në vendin e punës në vitin 2016 ishin 126 mijë dollarë kurse në vitin 2018, 129 mijë e 336./Ndërtimi.info/
