Arkitekturë
Vdekja edhe pasojë e mos-lincensimit të arkitektëve dhe inxhinierëve

Për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë në fushën e ndërtimit, vdekja e një të riu nën gërmadha pas rrëzimit të ish-hotelit në Mitrovicë si dhe shembja e një objekti në Fushë Kosovë, kanë nxitur reagime të shumta, shkruan Ndërtimi.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës kanë reaguar duke shprehur keqardhje për këto ngjarje duke thënë se gjendja në fushën e ndërtimi është kaotike.
Postimi i plotë:
Me keqardhje, duhet të pranojmë se, së fundmi kemi qenë dëshmitarë të dy ngjarjeve shumë të rënda të ndodhura në kantieret e ndërtimit në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë. Në këtë rast, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjareve dhe miqve të punonjësve të ndjerë.
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës në mënyrë të vazhdueshme, por sidomos pas rasteve të fundit tragjike, edhe një herë vë në vëmendje të opinionit publik gjendjen kaotike në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës, sidomos në sektorin e shendetit dhe sigurisë në punë. Funksionimi i kantiereve të ndërtimit, nën masa minimale sigurie, është totalisht i papranueshëm dhe jo-konform me dispozitat ligjore, edhe ashtu të mangëta, cilat e rregullojnë këtë fushë.
Kjo gjendje, është edhe pasojë e mos-licensimit të profesionistëve, arkitektëve dhe inxhinierëve, mos aprovimit të Kodit të Ndërtimit, e mungesës në tërësi të Kodit të Projektimit.
Ne, do të vazhdojmë të shprehim gadishmërinë tonë, që t’ju gjendemi pranë institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që me njohuritë dhe eksperiencën profesionale, t’ju nihmojmë atyre në përmirësimin e kësaj gjendjeje të pa-justifikueshme në fushën e ndërtimit.
Me respekt,
Kryesia e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës
