Featured
Vazhdojnë punimet në Kalanë e Harilaqit
Ndër Kalatë më të vjetra në Kosovë, është edhe Kalaja e Harilaqit në rajonin e Fushë Kosovës.
Në Kala, po punohet intensivisht që t’i rikthehet pamja që kishte 1400 vite më parë, kur e rindërto për herë të fundit Perandori Jusinian.
“Do të angazhohemi që Kalanë e Harilaqit, e cila është e fshehur nën Kodër, ta zbulojmë tërësisht, pasi ajo është shumë e rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore”, kështu thuhet në një njoftim të faqes së Komunës së Fushë Kosovës.
Kjo Kala është zbulim i rrallë, ndryshe nga çdo tjetër në Ballkan.
Projekti po realizohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, me bashkëfinancim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komunës së Fushë-Kosovës. MKRS për këtë qëllim ka ndarë 40 mijë euro në vitin 2015, dhe po aq janë paraparë për vitin 2016.






