Aktuale
Varroset 16-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës

I është dhënë lamtumira e fundit 16 vjeçarit Selladin Alija nga Lubizhda e Prizrenit që humbi jetë në vendin e tij të punës që e kishte filluar 10 ditë më parë.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qindra qytetarë, familjarë si dhe përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të sektorit privat bashkë me kryetarin e kësaj sindikate, Jusuf Azemi.
S.A, 16, nga fshati Lubizhdë i Prizrenit pëshkak gjendjes së rëndë ekonomike kishte nis të punonte në Fabrikën e Stiroporit “SatStyro”Mushnikovë të Prizrenit.
I ndjeri po ndjekte mësimet në Medrese “Alauddin” në Prizren.
Vdekja e 16 – vjeçarit është rasti i parë që nga pas lufta, që një punonjës nën moshën madhore gjen vendjen në vendin tij të punës.
Ndryshe, sipas një komunikate të SPSP-së thuhet se për mosrespektim të kodit të punës nga shtetit tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës.
Ndërsa, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit lidhur me rastin nuk ka arrestuar askënd. Madje për këtë zëdhënësi i policisë atje, Hazir Berisha kishte thënë se “kush po ju thotë që duhet me u arrestu kur punon një 17 vjeçar”.
Gjithashtu, burime të Ndërtimi.info thonë se 16 vjeçari të mos të jetë i mbuluar nga punëdhënësi në anën procedurale.
Ndryshe, që nga janari i 2018-ës, numri i punëtorëve që e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës ka arritur në 16.
Kurse, sipas të dhënave zyrtare edhe viti paraprak u përmbyll me një numër shqetësues të vdekjeve në vendin e punës. Në vitin 2017, sipas Inspektoratit të Punës, 7 punëtorë të ndërtimtarisë kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës, e 30 të tjerë janë lënduar nga aksidentet gjatë procesit të punës.
Nëse marrim statistikat për pesë viteve të fundit, rreth 90 qytetarë, mbajtës të familjeve, kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës në sektorin e ndërtimtarisë.
Ka arritur në 16 numri i qytetarëve të Kosovës që kanë vdekur në vendin e punën që nga janari i këtij viti.
https://ndertimi.info/gjithcka-mbi-vdekjen-ne-pune-te-16-vjecarit-selldin-alija-foto/
