Aktuale
Varrezat që ngjajnë në lagjet plotë objekte
Në botën moderne është e vështirë që vdekja dhe e bukura të vendosen në të njëjtën fjali, por arti i mendjes krijuese të njeriut e ka futur të bukurën edhe në stacionin e fundit të jetës.
Varrezat Père Lachaise në Paris, për shembull, sot kanë me dhjetëra mijëra varre, edhe të disa personave të famshëm të letërsisë. Pra, përveçse një vend varrimi, kthehen edhe pika historike, oaze në mjedisin urban.
Ndërsa në veri të Rumanisë, “Varrezat e Gëzueshme” kanë vetëm qindra varre, por janë të lyera me ngjyra shumë të gjalla, dhe epitafet kanë poema komike. Një spektakël pamor që i ndihmon të afërmit të ruajnë kujtime të rëndësishme të të dashurve.
Varrezat Highgate, Londër, kanë qenë prej kohësh vendi më i lakmuar për t’u varrosur. Tashmë të mbuluar me dredhka, varret kanë një pamje vërtet tërheqëse. Mes 170,000 varreve janë ato të Karl Marksit, Lucien Frojdit, novelistit Xhorxh Eliot, e madje edhe të një spiuni rus që u varros me arkivol të vulosur me plumb, për shkak se trupi kishte ende rrezatim.
Varrezat Père Lachaise në Paris mund të jenë më të vizituarat në botë. Varrezat janë plot me rrugica të shtruara me kalldrëm, me pemë hijerënda dhe varre të punuara plot klas.
Mali i Ullinjve, Jerusalem. Ky vend i shenjtë i hebrenjve, ku ata besojnë se ndodh ringjallja, ka rreth 3000 vite që shërben si vend ku janë prehur profetë të krishterë, rabinë dhe kryeministra izraelitë.
Varrezat Okunoin janë më të mëdhatë në Japoni, dhe janë hapur që në vitin 816, plot 1200 vite më parë. Varreza është e mbrojtur nga UNESCO, dhe aty prehen me qindra mijëra murgj budistë.
La Recoleta, në Buenos Aires të Argjentinës, duket si qytet më vete. Zonja e parë më e famshme e Argjentinës, Eva Peron, është varrosur këtu rreth 5 metra nën tokë, që të mos ia ngacmonin varrin.
Varrezat e Katedrales Snt.Andrews, Skoci. Kjo katedrale ka qenë dikur më e madhja në Skoci, por luftërat dhe koha e kanë kthyer në një ndërtesë të vjetër e të bukur. Varrezat që e rrethojnë e bëjnë pamjen edhe më ngjethëse.