Aktuale
“Varrezat e Jasharajve i rregulloi një turk me pare të xhepit të vetë, e jo nga buxheti i Qeverisë”
Varrezat e Jasharjave nuk u ndërtuan nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, kështu po thotë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.
Zeka tha se varrezat para të cilave përkulemi i ka rregulluar një turk me paratë e xhepit të tij.
“Kur kam thënë në një televizion se kanë vjedhë edhe në varrin e Adem Jasharit, unë e kam ditë çka po flas. Se kam pas dokumente. Dhe pak qytetarë e dinë që varrezat në Prekaz i ka ndreq një turk me paret e xhepit të vetë. As ato varreza që ne shkojmë e përkulemi nuk janë të rregulluara prej buxhetit të Qeverisë”, tha ai,
Për këtë Zeka ka kërkuar që të bëhet një komision hetimor brenda Parlamentit të Kosovës, për të hetuar se ku kanë shkuar paratë që janë dhënë për varrezat dhe memorialin e Jasharajve.
Krijimi i një komisionin hetimorë për këtë, Zeka po e kërkon pasi që siç tha ai Policia e Kosovë dhe hetuesia janë katandisur.
“Memoriali është përgjegjësi absolute e PDK-së dhe LDK-së. Kryesorja që për me u arrestu duhet të arrestohet drejtori që ka përgjegjësi menaxhimin e parëve… Prandaj do të duhet të bëhej një komision hetimor. Ne po shohim ku është katandis Policia e Kosovës, ne po shohim hetuesit ku janë katandis që i kurdisin hetimet e bëjnë çka dojnë. Po të paktën brenda parlamentit do të duhet të bëhet një komision hetimor dhe të hetohet çdo qindarkë që është dhënë në emër të memorialit në emër të varrezave sepse është e domosdoshme”, ka kërkuar Zeka.