Aktuale
“Urban Sketches” përmes vizatimeve nderon arkitektin Pedro Ramirez Vasquez
Organizata jofitimprurëse, e përkushtuar për ndërveprimin mes komunitetit global të artistëve që praktkojnë vizatimin, e njohur si “Urban Sketchers”, ka paraqitur vizatimet të cilat shfaqin Mexico City-n më ndryshe, për nderë të një ndër arkitektëve më të njohur të Meksikës, Pedro Ramirez Vasquez.
Gjatë tetë viteve të fundit, “Urban Sketchers Mexico” ka organizuar takime në të gjithë Mexico City-n dhe Metropolitan Arean për të interpretuar kryeqytetin përmes vizatimeve, transmeton Ndërtimi.info.
Kjo organizatë i sjellë njerëzit në kontakt me mjedisin e tyre për të ilustruar vizatimet e përvojave të jetuara të tyre,

Grupi takohet në një vend të njohur publik, shpalosë fletoret dhe pastaj anëtarët krijojnë vizatimet dy deri në katër orë. Pas kësaj grupi bashkohet duke paraqitur punimet e tyre dhe duke prezantuar përvojat dhe teknikat e tyre.
Pedro Ramirez Vázquez (1919-2013) është një nga figurat më përfaqësuese të arkitekturës meksikane. I njohur si ‘Babai i Arkitekturës Moderne Meksikane’, veprat e tij të bollshme ndikuan në gjeneratat e ardhshme të arkitektëve meksikan për të krijuar qytetin që ne e njohim sot. Ramirez Vázquez përshtati konceptet e lëvizjes moderne për t’iu përshtatur jetës së Amerikës Latine, duke lënë një trashëgimi që (fjalë për fjalë) vazhdon të tërhiqet nga sytë e pasuesve të tij./Ndërtimi.info/








