Featured
Ura emblematike e Prizrenit dhe rrugëtimi i saj me dëmtime
Në zemrën e qytetit të Prizrenit gjendet ura e gurit që lidh dy anët e Lumëbardhit e që përgjatë viteve ka shërbyer për zhvillimin e tregëtisë dhe jetës në përgjithësi. Sot ajo mbledh turistë të shumtë që kënaqin veten me një fotografi, padyshim ku duket ura.
Ura e Gurit që gjendet në qendrën e qytetit të vjetër është simboli I qytetetit të Prizrenit.Kjo urë gjendes mes urës së “Arastës”, (ana lindore) dhe ura e “Naletit” (ana perëndimore). Ura lidh drejtpërsëdrejti sheshin Shadërvan dhe sheshin Saraçhanën.
Të dhënat historike për ndërtimin e kësaj ure janë të pakta, por në bazë të materialit dhe stilit e teknikës mendohet se ura është ndërtuar kah fundi i shekullit XV, ose në fillimet e shekullit XVI. Materiali bazë i ndërtimit është guri cilësor i përpunuar.
Kjo urë pësoi ndryshime të mëdha përgjatë shekujve. Fillimisht ajo pësoi dëme të mëdha gjatë ndërtimit të shtratit të Lumbardhit në vitet e ‘60-ta, që shkaktoi mbylljen e harkut të saj të majtë, ndërsa ana e djathtë u dëmtua gjatë ndërtimit të aksit rrugor në anën e djathtë të lumit në vitin 1963. Goditja përfundimtare erdhi nga vërshimi i lumit më 17/18 nëntor të vitit 1979 që shkaktoi rrënimin e urës në tërësi. Punimet për rivitalizimin e urës filluan në 5 qershor 1982, ndërsa inagurimi I urës së rindërtuar u bë më 17 nëntor 1982, projekti u udhëheq nga inxhinier M.Gojkoviq dhe ishte nën mbikqyrjen e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Prizrenit.
Ura e vjetër ishte e ndërtuar me gurë cilësorë të përpunuar dhe të lidhur mes vete me llaç gëlqerorë. Gjatësia e urës së dikurshme ishtë përaferishtë 30m ndërsa sot është rreth 17m. Ura e vjetër ishte triharkore, ku harku i mesëm ishte më I madh, kurse harqet anësore më të vogla.
Gjatësia e harkut të madh është 10m, lartësia 5m. Gjatësia e harqeve anësore 4m, lartësia 3m. Ura ka edhe një hark të vogël ndihmës me gjatësi 103cm dhe lartësi 160cm. Gjerësia e trasesë është 4,20m dhe është e shtruar me kalldrëm, ndërsa rrethoja është rreth 40cm që përcjellë nivelimin e saj dhe shërbyen vetëm për këmbësorë.
Duke qenë një nga emblembat dhe pikë referimi për qytetin e Prizrenit me vendimin nr. 2345 të datës 31 dhjetor 1948 kjo urë u vu nën mbrojtjen e shtetit.
You must be logged in to post a comment Login