Aktuale
Ura e vjetër e Gurit në Zallç drejt restaurimit
Ura e vjetër e Gurit në Zallç të Istogut do t’i nënshtrohet restaurimit. Restaurimi i kësaj ure që është pjesë e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore do të bëhet me 6 mijë e 848 euro, dhe punët do t’i kryejë kompania fituese “SIB” Sh.P.K.
Sipas dosjes së tenderit, fillimisht do të bëhet shënim i trasesë para fillimit të punimeve dhe ekzekutimit, pastrimin e urës nga mbeturinat, kontrollin dhe evidentimin e plasaritjeve apo dëmtimi i gurëve natyral si dhe pastrimi dhe demolomi i gurëve të dëmtuar, shkruan Ndërtimi.info
Më pas gjatë punimeve të gurit, duhet të bëhet furnizimi me gurë natyral, guri duhet të jetë i lumit dhe nuk duhet të jetë i thyer. Në pjesët e dëmtuara duhet të vendosen gurët natyral dhe gurët duhet të vendosen të njëjtët me ata në pjesët tjera të urës dhe po ashtu guri duhet të jetë natyral.
Pjesa tjetër ka të bëjë me mbistrukturën e urës. Këtu kompania do të bëjë furnizim me beton për të vendosur gurët natyral. Tutje do të bëjë pastrimin e gurëve dhe mbushjen e gugave, pastrimin e lumit mbi urën e gurit nga shkurret, dheu dhe mbeturinat.
gjatë restaurimit do të vendosen gypat fi 1000 dhe do të bëhet rregulli i rrugës me zhavot 86 metra kub me 0,60. Veç këtyre është paraparë të bëhet edhe pastrimi i lumit nën urën e gurit dhe që duhet të ulet niveli i lumit nën urën e re të betonit.
Pë këtë tender kishin ofertuar 4 operatorë ekonomik.




