Featured
Ura e shekullit XVIII në Gjakovë e lënë e pa mirëmbajtje

Është njëra nga urat më të vjetra të Kosovës. E ndërtuar në shekullin e XVIII i përket periudhës osmane.
Ura e Terziut është ngritur nga Esnafi i Terzive në gjakovë, përkatësisht në kilomentrin e shtatë të rrgës Gjakovë – Prizren mbi lumin Erenik.
Objekti përmban në veti elemente të një monumenti kulture me vlera historike, sociale, artistike, arkitektonike dhe kulturore. Duke qenë e tillë kjo urë është pjesë e monumenteve të trashëgimisë kulturore të kosovës nën mbrojtje të përkohshme.
Restaurimi i fundit i urës është bërë në vitin 1982 nga Enti Krahinor i Prishtinës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Gjendja e urës është e mirë, por mungon mirëmbajtja e përhershme.
Ura ka pasur rëndësi të madhe ekonomike sepse ka bërë lidhjet tregtare në mes të vilajeteve brenda Perandorisë Osmane. Vlera arkitektonike e kësaj ure qëndron në faktin se është ndërtuar nga gurët vendas dhe përbëhet nga 11 harqe të madhësive të ndryshme, gjysëm-rrethor dhe dhjetë dritareve shkarkuese (qemer) në mes tyre.
Ura është e gjatë 192.8, gjerësia 5.0 dhe 5.1. Ura mund të quhet fenomen ndërtimi për kohën kur është ndërtuar për shkak të mundesive financiare dhe paisjeve të pakta teknologjike të kohës, të ndërtuar nga mjeshtër të zotë dhe me pervojë.
