Featured
UP-ja edhe njëherë jep mijëra euro për muralet e kampusit
Vite më parë Universiteti i Prishtinës, në hyrje të kampusit vendosi dy murale të cilat tregojnë se aty gjendet territori i tij.
Mirëpo, nuk u desh kohë e gjatë që ato murale të dëmtohen e mbishkrimi “Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ ”, të mbete me disa shkronja më pak.
Tani Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për rregullimin e këtyre murale. Për këtë ka hapur tender, duke parashikuar një vlerë prej 4 mijë euro, shkruan Ndërtimi.info.
Sipas njoftimit të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), afati i fundit për pranimin e ofertave nga kompanitë e interesuar është data 06.11.2017 në ora 14:00. Po më këtë datë në ora 14:30 në ambientet e Administratës Qendrore të UP-së, do të bëhet hapja e tenderëve.
Kompania e cila do ta fitojë këtë tender është e obliguar që punët t’i fillojë tre ditë pas nënshkrimit të kontratës dhe t’i kryej në afatin kohor 30 ditë.