Aktuale
Universiteti POLIS në artikullin e “Arch Daily”-t, tregohen kriteret për pranim të studentëve

Shkollat në vende të ndryshme kanë pritshmëri të ndryshme për studentët që aplikojnë për t’u bërë pjesë e tyre, pritshmëri këto të cilat jo çdo herë iu sqarohen studentëve para aplikimit.
Për shkak të paraqitjes së arkitekturës në forma të ndryshme në mbarë botën, revista e njohur “Arch Daily” nëpërmjet një artikulli ka treguar se cilat kritere duhet t’i përmbushin studentët në mënyrë që të jenë përfaqsues të denjë në komunitetin e arkitektëve të rinj dhe të pranohen më lehtë nëpër këto shkolla të profilizuara.
Në mesin e shumë shteteve nga mbarë bota që kanë treguar për kriteret e tyre, ka qenë edhe Shqipëria me Universitetin POLIS – Shkollën Ndërkombëtare të Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, për të cilën ka folur arkitekti dhe dizajneri grafik Saimir Kristo.
Më poshë mund të lexoni se cfarë kriteresh duhet të përmbushin studentët për të qenë pjesë e Universitetit Shqiptar POLIS, sipas Saimir Kristos.
“Ne po kërkojmë studentë të hapur ndaj sfidave, njohurive dhe edukimit, që ëshë hapi i parë për të zhvilluar të menduarit kreativ ndërkohë që studentët duhet të kenë edhe potencial për kreativitet.
Arkitektura, dizajni, inxhinieria, planifikimi urban dhe studimet mjedisore janë fusha që trajtojnë në një spektër të gjerë shumë probleme. Studentët me njohuri në çështjet shkencore, sociale dhe për krijim artistik duhet t’iu përgjigjen këtyre sfidave.
Ne motivojmë studentët tanë të shprehin personalitetin e tyre të pavarur dhe mënyrën unike të të menduarit, pasi ata duhet të ndjehen të lirë të shprehin cilësitë e tyre dhe ato tek gjëra tek të cilat ata besojnë.
Universiteti POLIS është “hapësirë për të menduar” dhe të gjitha cilësitë e mësipërme janë themelore për ta bërë të mundur inkuadrimin në të”, është shprehu Kristo.
Shtetet e tjera të cilat shpalosin kriteret e tyre janë edhe Serbia, Spanja, Portugalia, Turqia, Pakistani, Shtetet e Bashkuara, e shumë vende tjera.
Sipas Bordit Kombëtar të Akreditimit Arkitekturor në Shtetet e Bashkuara përafërsisht 3,550 studentë regjistrohen çdo vit në një program të akredituar Bachelor të Arkitekturës dhe rreth 70% të të regjistruarve marrin diplomë në fushën e arkitekturës.
Ekzistojnë 51 programe të Akredituara për arkitekturë në Shtetet e Bashkuara krahasuar me mbi 2,000 programe të arkitekturës në mbarë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë një sasi minimale të shkollave të arkitekturës në krahasim me botën./Ndërtimi.info/
