Featured
Ujërat e zeza vërshojnë rrugët e Deçanit, pusetat pa kapakë që katër muaj

Në rrugën e fshatit Llukë të Deçanit, konkretisht në rrugën që çon tek vendi historik i pajtimit të gjaqeve “Verrat e Llukës”, që më tepër së katër muaj të gjitha pusetave të kanalizimit që gjenden në atë rrugë u mungojnë kapakët.
Madje, edhe ujërat e zeza janë duke rrjedhur dhe po mbulojnë rrugën, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Kjo gjendje është kështu që nga muaji shtator. Ka pasur edhe dëmtime të veturave në ato puseta, e madje edhe lopët kanë rënë në to”, tregon Valmir Tetaj nga fshati Llukë e Ulët, për problemet më të cilat po përballën banorët shkaku i pusetave të pambuluara. Që nga vjeshta banorët kanë pritur që Komuna të intervenojë dhe t’i mbulojë pusetat.
“Deri tash asgjë nuk ka ndodhur. Pusetat vazhdojnë të jenë pa kapakë. Unë jam votues i AAK-së, por kur shoh gjëra të këqija, kërkoj llogari për votën që e kam dhënë”, thotë Tetaj.
