Aktuale
Ujërat e zeza në bodrumet e banesave në Prishtinë
Katër ditë më parë ishin bashkëqytetarët, zyrtarët komunal, dhe punonjës të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit dhe Kanalizmit që u munduan të sanojnë problemin e ujërave të zeza të cilat i kanë vërshuar bodrumet dhe garazhat e një kompanie banesore në “Rrugën B”.
Po kjo situatë ishte edhe para disa ditësh ndërkohë që gjendja ka mbetur e njëjtë. Madje është përkeqësuar nga reshjet e fundit të borës.
Garazhat janë përmbytur nga ujërat e zeza.
“Kurse sot niveli ka shkuar gati një metër pasi që ka filluar bora, dhe ka filluar me u shkri. Gjendja është katastrofë nga ujërat e zeza. Janë pesë hyrje diku me 180 familje, dhe është jeta suëm e vështirë me jetu aty tash”, tha mirëmbajtësi i objekteve.
Zyrtarë për informim nga kompania e Ujësjellësit Rajonal për rtk thonë se ndërtimet e shumëta në atë pjesë të qytetit e kanë stërngarkuar rrjetin e kanalizimit. Kurse si obligim thonë se e kan mirëmbajtjen e pusetave por jo edhe mirëmbajtjen e kanalizimeve.
Pavarësisht se kush është përgjegjës banorët po duan zgjidhje.
-
Infrastrukturë3 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Aktuale2 days ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor
-
Infrastrukturë2 days ago
Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit
-
Aktuale3 days ago
Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K
-
Infrastrukturë3 days ago
BE miraton një kredi prej 325 milionë eurosh për rinovimin e linjës hekurudhore në Shqipëri
-
Infrastrukturë3 days ago
Naftëtarët kosovarë thonë se janë drejt falimentimit, kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë për çmimet