Aktuale
Udhëzimi Administrativ për mbikëqyrjen inspektuese dhe procedurën për lëshimin e certifikatës së përdorimit
Ministria e Mjedisit dhe Zhvillimit Hapësinor me datën 23 maj 2017, ka miratuar një Udhëzim Administrativ lidhur me kategoritë e ndërtimit, si dhe mbikëqyrjen e procedurave të lëshimit të certifikatës së përdorimit.
Përveç Udhëzimit Administrativ lidhur me kategorinë e ndërtimit, udhëzimi pasues parasheh edhe mbikëqyrjen për procedurën e lëshimit të certifikatës së përdorimit. Këtu përfshihen kryesisht, vëzhgimi i vazhdueshëm dhe përputhshmëria e ndërtimeve me kushtet ndërtimore dhe kodin e ndërtimit si dhe rregulloret teknike të cilat janë në fuqi, shkruan Ndertimi.info.
Ky Udhëzim Administrativ do të zbatohet në mbikëqyrjen inspektuese të punëve ndërtimore, mbikëqyrjen ditore të punëve ndërtimore dhe lëshimin e certifikatës së përdorimit.
Por, çfarë është Mbikëqyrja Inspektuese? Është inspektimi i përputhjes së ndërtimit lidhur me dokumentacionin ndërtimor, kodin e ndërtimit, dhe rregulloret teknike të cilat janë në fuqi. Ky lloj inspektimi, përfshinë mbikëqyrjen periodike të punëve ndërtimore.
Përveç organeve kompetente për inspektim të cilat kanë përgjegjësi, po ashtu pa përgjegjësi nuk mbetet as personi I cili posedon lejen e ndërtimit. Poseduesi i lejes obligohet që sipas ligjit dhe udhëzimeve Administrative të njoftoj organet kompetente lidhur me çdo faze të ndërtimit.
Neni 4, pika 1.1 thotë “Poseduesi i lejes duhet të njoftoj me shkrim organin kompetent të paktën 7 ditë para fillimit të punimeve”. Ndërsa, pikat në vazhdim përfshijnë edhe njoftimet të tilla si, pas çdo faze të ndërtimit duhet të njoftohen organet përgjegjëse, të ofroj qasje në inspektim të punëve, kryej punët ndërtimore në përputhje me Kodin dhe lejen si dhe Kodet Teknike të cilat janë në fuqi.
You must be logged in to post a comment Login