Aktuale
Udhëtimi i vitit 1840, që paraqet fotografitë mahnitëse të ndërtesave më ikonike
Para ekzistimit të aplikacioneve “Google Search Image” dhe “Street View”, vendet e largëta vetëm mund të përshkrueshin ose të imagjinoheshin për shkak të një teknologjie të pazhvilluar.
Fotografitë e vendeve ishin më të rralla, e nga secili vend, çdo herë një person duhej të merrte hapin e parë për të sjellur imazhe unike, për dallim prej ditëve të sotme kur ato janë të kataloguara dhe lehtësisht të gjetshme, shkruan “The New York Times”, transmeton Ndërtimi.info.
Aso kohë, personi që më së shpeshti e merrte hapin e parë për të sjellë fotografi unike të ndërtesave e rrugëve ishte francezi me ambicie impresionuese të artit, Joseph-Philibert Girault de Prangey [1804-1892].
Në vitin 1842, tri vite pasi bashkë-vendasi i tij, Louis Daguerre zbuloi kamerën e parë praktike në botë, Girault filloi një aventurë epike të udhëtimit në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, duke marrë me vete pajisje fotografike që peshonin më shumë se njëqind kile. Ai u kthye në Francë me mbi njëmijë pllaka fotografike, nga vendet si Greqia, Egjipti, Anadollia, Palestina dhe Siria.
Më poshtë mund të shihni disa nga fotografitë e realizuara nga Joseph-Philibert Girault de Prangey:

Biblioteka Kombëtare e Francës

Koleksioni Kombëtar i Katarit

Muzeu Metropolitan i Artit

Biblioteka Kombëtare e Francës

Muzeu Metropolitan i Artit

Biblioteka Kombëtare e Francës




