Featured
Tyrbja me gjysmën e bazës së pusit brenda dhe gjysmën jashtë saj
Kompleksi i Teqesë së Sinanit i cili gjendet në lagjen e terzinjve në Prizren, përveç sallës së lutjeve, hajatin dhe mutfakun që e posedon, ka edhe një pus.
Karakteristikë e këtij pusi me planimetri rrethore të punuar nga gurët lumorë është se gjysma e bazës së tij gjendet brenda kurse gjysma tjetër jashtë tyrbes,
Ndërsa tyrbja ka planimetri drejtkëndëshe. Ajo ka trajtim të thjeshtë të fasadave, përpos këndit veriperëndimor, i trajtuar me një punim skulptural me forma gjeometrike në trajtë të shkallëzuar. Varrezat e vjetra kanë mbishkrime në gjuhën osmane të skalitura në gurë mermer të formave të ndryshme. Mbishkrimet janë punuar me një mjeshtëri të lartë artistike, në stilin “sulus” dhe “talik”.
Ajo është themeluar nga Ali Efendi Rexhep Koro në vitin 1768. Sot gjendet në gjendje të vështirë. 






