Aktuale
Tuneli i Mitrovicës pa ndriçim, Ministria e Infrastrukturës borxhe KEDS-it
E, në dijeni rreth kësaj çështjeje është edhe vet Komuna, derisa ata thonë se kjo nuk është përgjegjësi e tyre.
Por, ndryshe nga komuna, Ministria e Infrastrukturës, thotë se nuk ka dijeni për këtë rast dhe se qysh sot do të marrin masa për të parë problemin.
“Në vizitën e fundit, të punëtorëve kompetent nuk është raportuar një gjë të tillë, andaj sot menjëherë i kam urdhëruar të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin arsyen e një defekti të tillë iu njoftojë me kohë për çdo veprim të marrë në këtë drejtim”, i ka thënë Indeksonline, Avdyl Ymeri, drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve.
Por, në një përgjigje për Indeksonline, Viktor Buzhala zëdhënës i KEDS-it, ka treguar se çkyqja e ndriçimit në tunelin e Mitrovicës ka ardhë si pasojë e mos kryerjes së borxhit nga Ministria e Infrastrukturës, i cili institucion nuk ka 6 fatura të papaguara.
“KESCO si furnizues publik dhe kompani e rregulluar nga ZRRE e ka për obligim që t’i trajtojë të gjithë konsumtorët në mënyrë të barabartë. Në vazhdën e saj, pagesa e energjisë elektrie të shpenzuar është kusht i domosdoshëm për kontinutitetin e furnizimit të secilit konsumator.
KESCO i ndjek në vazhdimësi të gjitha procedurat në mënyrë që konsumatori të mos mbetet pa shërbime.
Konsumatori në fjalë është shkyçur dje për borxh pasi ka 6 fatura të papaguara me një borxh që shkon në 1776 euro. Borxhi është në emër të Ndriçimit Publik”.
Ndryshe, tuneli i Mitrovicës, u përurua me 2 maj të këtij viti, pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja, i cili investim ka kushtuar 380 mijë euro, derisa tuneli ka gjatë 250 metra.