Connect with us

Aktuale

Tronditet tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri: Ikje nga kullat drejt ndërtesave të ulëta

Published

on

Tërmeti i 26 nëntorit, përveç bilancit tragjik, la pas edhe një dëm të konsiderueshëm, ku mijëra familje në zonat e prekura nga fatkeqësia mbetën pa një çati mbi kokë.

Të prekurit nga tërmeti aktualisht janë të vendosur në njësitë akomoduese, kryesisht hotelet në bregdet, në çadra apo në qendrat sociale. Qeveria parashikon që deri në fund të muajit njerëzit të zhvendosen nga hotelet në shtëpi me qira. Paniku i krijuar po ndikon në tregun e pasurive të paluajtshme në vend, duke e zhvendosur preferencën drejt ndërtesave të ulëta. Ditët e fundit janë shtuar në rrjetet sociale njoftimet e sponsorizuara të vilave dhe shtëpive private, që jepen me qira. Në fakt agjencitë e pasurive të paluajtshme në Tiranë thanë se marrin me dhjetëra kërkesa në ditë të individëve që kërkojnë që të vendosen në apartamente që ndodhen në katet e para apo në shtëpi private. Nuk kanë munguar as kërkesat për blerje trojesh për të ndërtuar shtëpi private apo vila.

Klajdi Memajdini, menaxher shitjesh në agjencinë Devinf tha për Monitor se ka pasur shumë kërkesa për vila dhe për apartamente. Memajdini shpjegon se në përgjithësi individët kërkojnë shtëpi për një periudhë të shkurtër, edhe gjatë kësaj periudhe do të kërkojnë për tokë për të ndërtuar vetë. “Kërkesa e qiramarrësve është specifike, kërkojnë apartamente në kate të ulëta dhe në ndërtim cilësor, ose në komplekse me pallate të ulëta”,- shpjegon Memajdini. Xheni Jahja, nga agjencia Tirana Real Estate, argumenton se janë dy grupe kryesore që po kërkojnë shtëpi me qira, individë të cilët i ka kapur paniku për shkak të lëkundjeve të tërmetit dhe pasgoditjeve dhe grupi i dytë, të cilët kanë pasur dëme madhore në shtëpi.

Genc Zike, nga agjencia DevInf, thotë se ka pasur një kërkesë të shtuar për shtëpitë në katet e para dhe për shtëpite private. Edhe Juliana Nela, broker në kompaninë Remax, konfirmoi tendencën në rritje për shtëpi me qira, ku përveç atyre që duan të ndryshojnë shtëpitë e kateve të larta, janë edhe ata që shtëpitë u kanë dalë të pabanuara dhe kanë mundësi financiare për të jetuar këto ditë në apartamente me qira. Në Tiranë numërohen rreth 1300 shtëpi të pabanueshme, sipas të dhënave zyrtare nga Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit, të cilët duhet të akomodohen në shtëpi të sigurta. Ndërkohë që shumë qytetarë, që jetojnë në katet e larta në Tiranë po kërkojnë që të zhvendosen në apartamente që janë në katet përdhese apo në shtëpi private.

Qiratë në Tiranë rriten me 50-70 euro

Juliana Nela nga Remax, thotë se është vënë re një rritje e çmimit të qirasë. Në shtëpitë me standard, çmimi është rritur nga 50-70 euro më shumë në muaj. Ndërsa shtëpitë e lira, të cilat jepen me qira nga 25 mijë lekë apo 250 euro, nuk kanë pasur ndryshime domethënëse në çmim.

Nuk mungojnë as ofertat për shtëpi me qira

Situata e jashtëzakonshme që krijoji tërmeti, ka zgjuar interesin e shumë individëve për të lënë shtëpi me qira. Në rrjetet sociale nuk mungojnë as postimet e sponsorizuara për shtëpi dhe vila private të cilat jepen me qira, shiten, apo edhe ndërrohen. I tillë ishte edhe rasti i një shtëpie private në fshatin Romanat në Durrës, e cila doli në oferta fill pas tërmetit të 26 nëntorit, ku njoftohet se pranojnë që të ndërrojnë shtëpinë private me apartament në Tiranë. Por nuk kanë munguar as ofertat për shitje të shtëpive private. Në 3 dhjetor, ka dalë në shitje një shtëpi një katëshe në rrugën Myslym Keta për një çmim prej 75 mijë euro.

Tregu, mungesë të shtëpive ekonomike

Agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se do të jetë e vështirë që të përballohet ky fluks i menjëhershëm i kërkesave për qira. Tirana ka një ofertë të limituar të shtëpive me qira në këto moment, kur kanë filluar edhe universitetet dhe do të jetë deri diku e vështirë për qiramarrësit e rinj që të kërkojnë shtëpi ekonomike. Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme oferta e shtëpive bosh është në përgjithësi me apartamente të shtrenjtë. Shtëpitë e lira janë zënë gjatë periudhës gusht- shtator.

Kategoria e pronave të shtrenjta dhe të mira, do kohë që të jepet me qira pasi pronari kërkon garanci edhe nga qiramarrësi për aftësinë paguese dhe kohën që do të rrije. Ndërsa bonusi i qirasë që do të japë Bashkia, i cili varet nga anëtarët e një familje do të variojë nga 18-27 mijë lekë. Këto lloj tarifash janë për zonën e Kombinatit dhe Misto Mames, dhe nuk vlejnë as për Yzberishtin dhe Unazën e Re, të cilat janë mbipopulluara nga studentët dhe familjet e reja. Në qendër as nuk bëhet fjalë që të gjesh apartament me këto tarifa, pohojnë agjentët e pasurive të paluajtshme.

Paniku zgjon interesin për vilat, larg nga kullat

Ndonëse tregu i pasurive tw paluajtshme në kryeqytet ka mungese të ofertës së lirë për shtëpi private apo vila, në pjesën më të madhe të rasteve ato janë të shtrenjta, të përballueshme nga individë me të ardhura të larta. Klajdi Memajdini, menaxher shitjesh nga DevInf thotë se edhe vilat e vogla, ku janë të përballueshme kostot e qirasë, janë të zëna. Memajdini shton se kohët e fundit fokusi ka qenë te ndërtimi i kullave dhe pallateve te larta, por kjo mund të ndryshojë në vijim. Sipas tij edhe individët me të ardhura të larta po konsiderojnë që ta shesin dhe ta japin me qira apartamentet në kate të larta dhe të shkojnë në vila. Nuk kanë qenë të paktë as individët që kanë shprehur interesin për të blerë një truall për të ndërtuar.

Problematika qëndron se një pjesë e parcelave janë kategorizuar si brez jeshil, të caktuar si toke bujqësore dhe nuk mund të ndërtohet. “Troje të lira ka shumë, por ka mungesë të trojeve të lira, që kanë studim për ndërtim. Ato troje që e kanë studimin janë tepër të shtrenjta,- shpjegon ai. Sipas tij çmimet në zonën e Lundrës, një nga më të kërkuarat variojnë në 110-180 euro për metër katror. Në Vaqarr, pak kërkojnë edhe pse ka toka të lira. Individët, sipas Memajdinit, duan të ndërtojnë në zona ku ka tashmë infrastrukturë, sikurse është Liqeni i Farkës ku janë edhe komplekset e reja të vilave apo nga Sauku. Memajdi thonë se kanë vënë re se ka kërkesë të lartë për godina tre katëshe, që shiten si apartamente./Monitor

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending