Aktuale
Trojet shqiptare me urbanizëm emergjent, ndërrimi i sistemeve ka ndikuar në këtë fushë

Ndërrimi i sistemeve ka ndikuar në urbanizmin e Kosovës dhe Shqipërisë, derisa për momentin është duke u zhvilluar një urbanizëm emergjent. Por, ky lloj i urbanizmit po shkakton një kaos, duke mos pasur urbanizmin si kulturë, shkruan Ndërtimi.info.
Se kjo është gjendja e urbanizmit u theksua në pjesën e dytë të Konferencës së Ndërtimi ‘Conrecon’ që po mbahet në Prishtinë, me temën ‘Ballafaqimi i Ballkanit me urbanizmin’.
Urbanisti, Dukagjin Hasimja derisa tregoi gjendjen e urbanizmit para luftës në Kosovë, në periudhën e pas luftës theksoi elementet që po ndikojnë në këtë fushë.
‘Deri në kohën e pas luftës cdo plan është bërë nga qeveria, nga Jugosllavia dhe një pjesë edhe nga Beogradi. Cdo projekt urbanistik është bërë nga ndonjë serb. Para luftës ke mund të punosh vetëm në ndonjë shtëpi private. Në urbanistikë gjithmonë kur bëhet fjalë për sipërfaqe 200 ose 300 metra katror syohet të shkohet më lartë. Nuk ka udhëzime administrative të reja. Ne ide kemi, por fuqia financiare nuk është. Del që ndërrimi i pushtetit lokal ndikon shumë në urbanizëm sepse ndërrohen shefat, stafi lokal’, pohoi ai.
Ndërsa, arkitekti nga Shqipëria dhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës “Polis”, Ledian Bregasi nënvizoi se zhvillimi urbanisitik i qytetit nxitet duke vendosur disa rregulla që kuptohen edhe nga qytetarët e jo vetëm nga profesionistët.
Sipas tij, ka ndodhur që të shkaktohen dëme urbanistike edhe nga ta që quhen ekspert, por që tregoi si të zhvillohet urbanizmi.
‘Mbase ne nuk duhet të mbesim mbrapa pjesës tjetër të Evropës. Për mua një pjesë e kërkimit se si urbanistika mund të zhvillohet duke lejuar një fleksibilitet dhe të lë hapësirë për iniciativë. Detyra jonë si arkitektë nuk është të presim kushtet optimale sepse duke pritur bëhen masakra në qytet. Urbanizmi si kulturë, dicka që nuk të imponohet, por që vjen nga brenda. Ne duhet t’i edukojmë arkitektët të presin kushtete optimale’, tha ai.
Bregasi potencoi se edhe në Shqipëri në aspketin e urbanizmit ka pasur shumë ndikim edhe ndërrimi i sistemeve, pasi një kohë për cdo gjë vendimi vinte nga lartë.
Në anën tjetër arkitekti nga Ulqini, Shëptim Maraja duke folur për lindjen e urbanizmit në Ballkan përmendi se urbanizmi ndahet në katër grupe, urbanizmi si nëobvjë, urabizmi si këresë, urbanizmi emregjent dhe ai kulturë.
Duke u bazuar në këto faza të urbanizmit, Maraj tregoi se urbanizmi në Ballkan ka lindur si nevojë e që për momentin në trojet shqiptare ende nuk ka arritur në pikën që të jetë kulturë.
‘Urbanizmi në Ballkan lindi si nevojë. Planifikimi lind nga nevoja, sepse njerëzit duhej të mbroheshin dhe lindën kështjellat, rrugët, furnizimi me ujë, sheshet lindën si nevojë. Në respektimin e këtyre rregullave filloi të lind urbanistika. Kalaja e Ulqinit dhe ajo e Beratit, janë si nevojë dhe ndoshta këto dy kala shihen edhe sot.Sot nuk jemi në gjendje të krijojmë dicka më të mirë se sa që është krijuar më parë. Urbanizim emergjent që është kohët e fundit, e që po luftohet shumë. Por, përmes urbaizmit dëshirojnë të pasurohet njerëzit e që e kemi prezent në trojet tona. Shpresoj që kësaj t’i vijë fundi dhe ta kemi urbanizmin si kulturë’, u deklaroi ai.
Mirëpo, ai u shpreh optimist që urbanizmit emergjent në trojet shqiptare po i vjen fundi./ Ndërtimi.info/
