Aktuale
Tri zona parkingjesh në Prishtinë, çmimet nga 30 centë deri 1 euro
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është votuar Rregullorja e çmimeve për vendparkingje.
Vendparkingjet janë ndarë në tre zona si dhe janë vendosur çmimet për orë.
Zona 1: 1 euro për 2 orë.
Zona 2: 50 cent tre orë; dhe
Zona 3: 30 cent 3 orë.
Faza testuese do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të zgjasë për gjashtë muaj dhe do të jetë funksional nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 00:00.
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se me vendimin e marrë sot synojnë që ta zvogëlojnë qarkullimin qendrës së qytetit, duke kërkuar që prioritet të jetë qarkullimi me transportin publik apo me biçikleta.
Kuvendi Komunal i Prishtinës me 26 vota për dhe asnjë kundër ka marrë vendimin për lënie në shqyrtim publik të projekt dokumentit të planit rregullues të hollësishëm për zonën te Fakulteti Teknik në lagjen “Bregu i Diellit”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari Ahmeti, deklaroi se Universiteti i Prishtinës ka nevojë për hapësirë tjetër, pasi siç tha ai në qendër nuk ka tjetër mundësi.
“Ka arsye pse është pjesa tjetër e kampusit. Pasi është në afërsi të konvikteve dhe e larguar nga qendra. Po kërkojmë ndërtesa të reja që studentët të jenë ne atë pjesë. Jam që ta votojmë për këtë diskutim publik. Dhe pastaj do ta kemi edhe një takim për planifikim. Universiteti i Prishtinës ka nevojë, në qendër nuk ka hapësirë më. Ta votojmë e ta lëmë në diskutim publik”, u shpreh Ahmeti.
“Pjesa ku është e paraparë për operën nuk përdoret. 25 mijë euro nuk jemi të arsyeshëm ta bëjmë të shohim nga qeveria e re se çfarë do të ndërmerr për këtë projekt”.
Ai ka njoftuar se janë dy lokacione të mundshme në shqyrtim për ndërtimin e sallës koncertale.
“Salla koncertale e kemi në Gërmi, 75% e kemi paguar paraprakisht. Jemi në fazën e fundit, janë dy lokacione që po shqyrtohen edhe të “Gërmia dhe të Rilindja”, tha Ahmeti.