Featured
Komuna e Pejës do të ndërtojë tri shtëpi të pleqve për qëndrim ditor

Komuna e Pejës do të ndërtojë tri shtëpi të qëndrimit ditor për pleq. Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Petrit Loci, ka thënë se modelin e kanë huazuar nga Kroacia.
“Për diçka të tillë kanë pasur nevojë pensionistët e Pejës. Prandaj, kemi planifikuar ndërtimin e tri shtëpive të tilla në qytet. Këtë ide e kemi marrë në Kroaci dhe jemi aktualisht duke e shndërruar në projekt”, tregon Loci, ku iu kanë rënë në sy shtëpi të ngjashme që duan t’i ndërtojnë dhe për përgatitjet e Komunës që ka nisur për këtë projekt më rëndësi për pensionistë, shkruan sot Koha Ditore.
Për ndërtimin e shtëpisë së parë, Komuna tashmë ka identifikuar edhe lokacionin. Loci tregon se ky lokacion është një hapësirë në mes të Shtëpisë së Kulturës dhe Parkut të vogël të qytetit, që në Pejë ai vend njihet si te “Vorret e gata”.
