Connect with us

Aktuale

Trepça hap konkurs për pranimin e 230 punëtorëve në kohë të fushatës

Published

on

Trepça ka hapur konkurs për pranimin e 230 punonjësve të ri. Nga bordi thonë se kërkesën për pranimin e punëtorëve e ka bërë kryeshefi ekzekutiv i Trepçës. Ky vendim po shihet si fushatë e Kryeshefi i Trepcës për Gazetën Express ka thënë se hapja e konkursit të ri është nevojë e kompanisë dhe nuk lidhet as me fushatën e as me politikën. Kompania nga ana tjerër vazhdon të punojë me humbje.

Trepça, që pronarin kryesor e ka shtetin, si pothuajse çdo kompani tjetër publike në vend është në gjende të rënduar financiare, ndërsa muajve të fundit punëtorët nuk i kanë marrë as pagat.

Me gjithë vështirësitë që ka, me datë 24 shtator, Trepça ka shpallur konkurs për pranimin e 230 punëtorëve të ri në plot pozita.

Anëtari i Bordit të Trepçës, që deri tani ka qenë kryesindikalist, Shyqyri Sadiku, ka thënë për Gazetën Express se hapja e konkursit është bërë me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv. Sadiku thotë se përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar kryeshefit ekzekutiv, Basri Ibrahimit, të mos bëhet fushatë përmes konkursit.

“Kryeshefi Ekzekutiv e ka bërë një kërkesë të tillë në bord, që të shpallet një konkurs për 200 veta. Ne bordi nuk jemi ata që mund ta pengojmë kur bën një kërkesë të tillë. I është mundësuar një konkurs i tillë dhe është shpallur konkursi. I kam shkruar përmes email-it sepse jam përfaqësues i punëtorëve, i mbroj aksionet e punëtorëve në Trepcë. I kam thënë mos e përdorni këtë për fushate zgjedhore”, ka thënë Sadiku.

Ai tregon se Trepça ka vështirësi në pagesën e punëtorëve që i ka tani dhe se akoma nuk janë marë pagat e muajve të fundit.

“Një pjesë e pagave akoma nuk i kemi marrë, domethënë qind për qind të pagave. Një pjesë i kemi marrë 60 për qind. 40 për qindëshin e pagës akoma nuk është realizu”, ka treguar Sadiku.

“Ne nuk po mund të realizojmë pagat e punëtorëve që janë tani, e lëre më të tjerëve. Ne kemi nevojë për fuqi punëtore, nuk mund ta mohoj këtë që kemi nevojë, por tash në këtë moment një numër i tillë prej 230 vetave, nuk e di..”, ka shtuar kryesindikalisti i deritanishëm, që tash e ka ngrirë postin e tij.

Ndërkaq, Kryeshefi ekzekutiv i Trepcës, Basri Ibrahimi, ka thënë për Gazetën Express se pranimi i punëtorëve të ri është nevojë e domosdoshme e Trepcës, për t’u ngritur prodhimi në këtë kompani.

“Prej që kam ardhur këtu, informacionet që i kam marrë kanë qenë mungesa e punëtorëve dhe punëtorët e vjetër në moshë. Një statistikë që e kam, deri në vitin 2020, 250 veta dalin në pension. Ata aktualisht e kanë moshën 62 vjecare. Po ashtu teknologjia e vjetërsuar. Për me investu na duhen shumë para, prandaj në analizën tonë që e kemi bërë, ripërtërirja e punëtorëve, energjia e re, e ndihmon prodhimin” , ka thënë Ibrahimi.

Ai thotë se nuk ka aspak lidhje me fushatën hapja e konkursit për pranimin e 230 punëtorëve të ri, por kjo, sipas tij, është nevojë biznesore e Trepcës e jo politike.

“Nuk ka asgjë tjetër. E di që kemi pasur vështirësi, edhe kemi vështirësi por ne duhet të bëjmë lëvizje që mendojmë që janë adekuate për ta ngritur Trepcën”, ka thënë Ibrahimi.

Kryeshefi i Trepcës thotë se ai nuk mendon se cfarë impakti politik ka konkursi, por i intereson interesi biznesor i kompanisë që e udhëheq.

“Unë nuk jam politikan me mendu se kur është impakti politik, në cfarë kohe. Unë sillem si biznesmen dhe si udhëheq kur e kam marrë përgjegjësinë e udhëheqjes.Dhe unë i shoh interesat e kompanisë, jo të politikës. Prandaj sikur ta kishim bërë një muaji, para 10 ditëve, e njëjta situate do të vinte. Këta njerëz kanë me u pranu pas zgjedhjeve, jo para zgjedhjeve. Ne nuk kemi kohë me prit deri të kryhen zgjedhjet, deri të dalin rezultatet. Ne jemi udhëhequr prej interesit biznesor, jo prej interesit politik”, ka thënë ai.

Anëtari i Vetëvendosjes, që udhëheq qytetin ku gjendet kompania Trepça, Agim Bahtiri, fajëson politikën, përkatësisht Partinë Demokratike të Kosovës se po përdorë Trepcën për interesa të saj.

“Janë 100 për qind politike. Sa herë që ka fushatë, ajo [Trepça] përdorët. Por, do t’i lusja qytetarët të mos bien në grackë për arsye se e kërkojnë vetëm të marrin votën dhe të anulohet ai konkurs”, ka thënë Bahtiri për Gazetën Express.

Ai përmend se akoma nuk janë marrë pagat nga punëtorët dhe se hapja e konkurseve, sipas tij, ka ndodhur edhe më herë për të mashtruar qytetarët gjatë zgjedhjeve.

“Punëtorët akoma nuk i kanë marrë rrogat dhe janë akoma tre milionë euro minus, dhe ata kanë shpallur konkurs edhe në vitin 2017, e pastaj e kanë tërhequr. Atje po dërgohen edhe njerëz pa përgatitje dhe pa konkursë. Kjo është një punë që e bën PDK’ja gjithëherë dhe i shantazhon njerëzit e administratës të votojnë për të përndryshe do t’i largojnë nga puna”, ka thënë kryetari i Mitrovicës.

Trepça është kompani që ka aksionarë 80 për qind shtetin, ndërsa 20 për qind të aksioneve i takojnë punëtorëve.

Minierat e Trepçës, që përfshijnë atë të Stantërgut, të Kishnicës, Artanës, dhe kompania në tërësi numëron 1240 punëtorë. Këtu përjashtohet pjesa veriore e Trepçës./Gazeta Exrpress

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending