Connect with us

Aktuale

“Trepça” e ndarë, asnjë komunikim me menaxhmentin në pjesën veriore

Published

on

Gjiganti metalurgjik “Trepça” i ndarë në dy pjesë, në veriun e dominuar nga serbët dhe në jug me minatorë shqiptarë, edhe pas 19 vjet të përfundimit të luftës në Kosovë, nuk po rimëkëmbet.

Ushtruesi i detyrës së menaxherit në këtë ndërmarrje, Miftar Hyseni, thotë se situata aktuale në Trepçë nuk është e mirë dhe ka rënie të prodhimit, ndërsa nuk pret që së shpejti të ndodhë ndonjë përmirësim. Ai gjatë një interviste për KosovaPress, ka bërë të ditur arsyet e kësaj gjendje, duke potencuar në rend të parë mungesën e fuqisë punëtore.

Hyseni ka fajësuar të gjithë për situatën e paqartë të krijuar në Trepçë, duke thënë se duhet një qasje më serioze, nga qeveria, menaxhmenti, sindikata, dhe të gjithë të punësuarit, në mënyrë që të zgjidhet problemi dhe në të ardhmen Trepça të zhvillohet.

Tregon sa për qind e rezervave gjeologjike minerare ndodhen në veri dhe se si nuk kanë asnjë bashkëpunim me menaxhmentin në atë pjesë. Sipas tij, ata marrin instruksione nga Beogradi.

Sipas tij, me krijimin e kushteve që Trepça të regjistrohet si shoqëri aksionare, pastaj me pranimin e punëtorëve të rinj, si dhe me një investim në pajisje të reja, do të rritej prodhimi gradualisht dhe kjo ndërmarrje do të funksionalizohej.

“Me pak fjalë, Trepça nuk është në situatë të mirë sa i përket prodhimit. Ka një rënie të prodhimit dhe se nuk pritet shumë shpejt ndonjë përmirësim. Arsyet e rënies së prodhimit janë të shumta… Siç dihet Trepça që nga fundi i vitit 2016 me një Ligj të ri ka kaluar në shoqëri aksionare. Prej atëherë ka qenë një vakum shumë i madh dhe nuk ka pasur Bord të Trepçës… Para katër muajve është formuar një Bord i Trepçës që është gjysmak sepse nuk marrin pjesë përfaqësuesit e pjesës veriore të Trepçës. Prej 9 anëtarëve janë 6 anëtarë të cilët fatkeqësisht merren vetëm me problemet e Trepçës në pjesën jugore…. Prej vitit 2013 nuk është pranuar asnjë punëtor në Trepçë… Ne kemi një numër të madh të punëtorëve të moshuar të cilët jemi të detyruar t’i mbajmë në punë, por në disa vende ku nuk mund të japin efektet e tyre në prodhim p ër shkak të moshës së shtyrë dhe sëmundjeve të ndryshme”, deklaron ai.

Ai shpjegon se minatorët janë plakur dhe thotë se rënia e prodhimit në rend të parë, është për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

“Merreni me mend, sot në minierat tona punojnë minatorët në moshë 64-65 vjet, gjë që nuk ndodhë në botë. Dihet se në minierë minatorët mund të punojnë deri në moshën 55 vjeçare dhe duhet të pensionohen. Kjo ka ndodhur në të kaluarën, ndodhë në krejt botën, dhe vetëm në Kosovë nuk ka Ligj për stazhin e benificuar me çka punëtorët më shpejtë kishin mundur të vinë tek pensionimi. Do të thotë, rënia e prodhimit në rend të parë është për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Sigurisht që kohët e fundit ka ndikuar shumë situata e paqartë rreth Trepçës, Trepça nuk është as me AKP-në dhe nuk funksionon as si shoqëri aksionare. Mendoj se sa më shpejtë të veprohet, të krijohen kushtet që Trepça me u regjistru SH.A., me pranimin e punëtorëve të rinj, normal edhe me një investim në paisje të reja mund të arrihet që Trepça të rritë prodhimin gradualisht…Fajet i kemi të gjithë, mendoj se shteti duhet me u marr në rend të parë me këtë çështje dhe me shpejtu zgjidhjen e problemeve…Sigurisht që edhe situata politike po ndikon në këtë proces…Mendoj se qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë pak më shumë edhe me menaxhmentin, jo vetëm me sindikatën, sepse menaxhmenti është partner i qeverisë në këtë rast si ne që jemi ndërmarrje që po pretendojmë me Ligj të jemi shoqëri aksionare”, thotë ai.

Hyseni shpjegon se rezervat minerare janë, fuqi punëtorë ka në treg vetëm duhet punësuar ndërsa çmimet e metaleve që prodhohen, sipas tij, kurrë në histori nuk kanë qenë më të mira.

Këto për tu bërë, thotë se duhet qasje serioze e të gjithëve.

“Me Ligjin e ri që është bërë për Trepçën, Trepça ka një perspektivë, e kam thënë shumë herë, po e them edhe sot. Nëse dikur Trepça ka qenë shtyllë kryesore ekonomike e Jugosllavisë 20 milionëshe, pse mos të jetë shtyllë kryesore ekonomike e Kosovës 2 milionëshe. Rezervat minerare janë dhe ekzistojnë, kjo është shumë me rëndësi, fuqi punëtore e cila ka prirje ose traditë për punë në miniera dhe metalurgji ekziston, dmth njerëzit, që është një potencial shumë i rëndësishëm, dhe elementi i tretë që garanton se Trepça mund të ketë një zhvillim të mirë, janë çmimet e metaleve që prodhohen në Trepçë, të cilat kurrë në histori s’kanë qenë më të mira. Prandaj, duhet një qasje më serioze e të gjithë neve, duke filluar nga qeveria, menaxhmenti, sindikatës, të punësuarve dhe Trepçën ta zhvillojmë…  Unë mendoj se në dy tre faza ishte dashur së pak u edhe 300 punëtorë të punësohen në miniera, për me mujt me pas një zhvillim të hovshëm”, thotë Hyseni.

Sa i përket bashkëpunimit në mes të menaxhmentit të Trepçës nga veriu dhe jugu, ai tha se deri vonë ka pasur kontakte, shkëmbim të pajisjeve, retromaterialeve dhe ngjashëm, por jo ndonjë bashkëpunim konkret dhe të mirëfilltë.

Ushtruesi i detyrës së menaxherit, ka bërë të ditur se tani ky bashkëpunim është ndërprerë, sidomos prej formimit të Bordit për Trepçën.

Ai shtoi se në këtë situatë të re, e cila është krijuar kohët e fundit në ndërmarrje, veriorët kanë një qasje krejt ndryshe ngase instruksionet i marrin nga Beogradi.

“Realisht mund të themi se ka pasur bashkëpunim, por ky bashkëpunim ka qenë vetëm në shkëmbimin e pajisjeve, retromaterialeve të ndryshme, mirëpo diçka konkrete më shumë, jo. Ne pjesa shqiptare prej pasluftës kur kemi filluar punën, përmes sindikatës të gjithë punëtorët kanë deklaruar se janë të gatshëm të punojnë edhe me serbët të cilët kanë punuar këtu, por jo me ata që kanë pasur duart e përlyera me gjak …Fatkeqësisht një hap të tillë nuk e kanë bërë edhe përfaqësuesit e pjesës veriore…  Ngecja më e madhe është tash prej se është formuar Bordi për Trepçën, ose prej që Trepça ka kaluar në Shoqëri aksionare. Ata sikur mos me dashtë me u pajtu me këtë çështje. Është një ndërrim i qasjes së tyre tash, në këtë situatën e re…Unë po mendoj se ata instruksionet i marrin diku tjetër jo në Kosovë, i marrin në Beograd”, thekson Hyseni.

Në lidhje me zërat e fundit për një ndarje të mundshme të Kosovës, Hyseni potencoi se shumë pjesë të Trepçës ndodhen në veri, duke përfshirë minierat në Leposaviq dhe metalurgjinë e plumbit e cila përbëhet prej shkritoreve dhe rafinerive që ndodhen në Zveçan.

Sipas tij, ndarja eventuale e vendit do të ishte dëm për Kosovën dhe Trepçën, derisa tha se rreth 20 për qind e rezervave gjeologjike minerare do të mbeten në atë pjesë, kurse rezervat e mëdha që përbëjnë 80 për qindëshin janë në pjesën jugore.

“Unë së pari nuk kisha dashur të ndodhë kjo, sepse kishte me qenë shumë dëm për Kosovën, normal edhe për Trepçën sepse shumë pjesë të Trepçës janë në pjesën veriore.  Përveç minierave, e kemi edhe metalurgjinë e plumbit në atë pjesë…e cila përbëhet prej shkritoreve dhe rafinerive…Flitet se janë tre miniera, dy janë funksionale, kurse e treta ende nuk është në funksion… Dihet se rezervat e mëdha dhe të shumta janë në pjesën jugore, do të thotë më shumë se 80 për qind e rezervave që thuhet se 56 milionë të rezervave të verifikuara janë në pjesën jugore…E vërteta është se nuk ka shumë rezerva gjeologjike minerare në pjesën veriore, por megjithatë janë objektet tjera që janë shumë të rëndësishme”, sqaron Hyseni.

Ndryshe, Trepça sot brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha, në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending