Aktuale
Trepça, dikur gjigant metalurgjik – sot borxhli gjigant
Trepçës i ka mbetur vetëm nami i dikurshëm. Dikur një gjigand metalurgjik aktualisht nuk po luan ndonjë rol në zhvillimin e vendit.
“Trepça është në një fazë që mezi po e mbanë vetveten”, drejtori menaxhues, Behxhet Nimani.
Borxhe milionëshe i detyrohet Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale.
“Borxhi që ka Trepça në emër të rentës minerare është më i vogël se 7 milionë”, tha ai.
Megjithatë ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues, Behgjet Nimani, thotë që kjo shumë është veç nga jugu, ndërsa pjesa veriore ka shumë të përafërt. Këtë problem pak ditë më parë e shpalosi edhe kryetari i bordit të KPMM-së, Musa Shabani, gjatë raportimit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik.
“Ka arritë 25.8 milionë euro, ku në këtë shumë të këtij borxhi, 45 përqind është vlerë e borxhit të Trepçës”, raportoi Shabani.
Ka disa arsye pse Trepça nuk po mund as detyrimet e veta. Kjo sepse makineritë janë shumë të vjetra, të cilat operojnë në minierë. Problem tjetër që nuk po arrihet prodhimi i dëshiruar, sipas Nimanit është flotacioni i tunelit të parë që është i vitit 1983, ndërsa ai i Kishnicës i vitit 1968.
“Trepça ka pagu vetëm një herë rentin minerar edhe atë në vitin 2011, i ka paguar 10 mijë euro”.
Po që pagesat të fillojnë të bëhen me rregull e të qartësohet borgji se sa është ndaj KPMMS-së, Nimani thotë se do të kërkojnë takim me këta të fundit e t’i shohin mundësitë./Klan Kosova




