Connect with us

Aktuale

“Trepça” 10 vjet pas pavarësisë me shumë sfida e vështirësi

Published

on

Gjiganti metalurgjik Trepça, edhe pas 10 viteve të pavarësisë së Kosovës, nuk po arrin të rimëkëmbet për shkak të vakumit ligjor.

Miratimi i Ligjit për Trepçën 15 muaj më parë, por që nuk po mund të zbatohet për shkak të mos përzgjedhjes së Bordit mbikëqyrës nga Qeveria, ka sjellë telashe të mëdha në funksionalitetin e saj.

Udhëheqësit e kësaj ndërmarrje shpresojnë se këtë vit do të fillojë zbatimi i Ligjit për Trepçën, në mënyrë që më në fund të shënohet epoka zhvillimore e këtij gjiganti.

Ahmet Tmava, menaxher i Trepçës, ka bërë të ditur për KosovaPress se problemet tashmë të njohura pas luftës në Trepçë, kanë bërë që kjo të jetë periudhë e mbijetesës me sfida dhe vështirësi të shumta për ta.

Sipas tij, periudha e pasluftës ka qenë angazhim i jashtëzakonshëm me kushte mjeruese, por përkundër kësaj është arritur të ruhen asetet minerare nga përmbytjet, sidomos në minierën e Stantërgut.

Ai tha se për krejt këtë periudhë të gjitha aktivitetet janë bërë në funksion të mbijetesës, ndërsa është arritur të bëhen disa investime në funksion të përmirësimit të gjendjes dhe kushteve, siç janë transporti i punëtorëve, ushqimi, por edhe ngritja e pagave të punëtorëve për 20 përqind.

Tmava u shpreh i zhgënjyer me humbjen e aspektit kohor sa i përket zbatimit të Ligjit për Trepçën, ndërsa paralajmëroi pasoja të mëdha në rast të prolongimit të kësaj çështje.

“Meqenëse tani u bënë 15 muaj prej momentit të aprovimit të Ligjit, të paktën në këto momente po presim se më në fund do të fillojë zbatimi i Ligjit për Trepçën dhe të shënohet epoka zhvillimore e Trepçës. Që nga viti 2008 e deri tani çdoherë janë bërë përpjekje në aspektin e ruajtjes së aseteve të objekteve minerare në mënyrë që të jemi sa më të gatshëm me marrë përgjegjësi zhvillimore. Për krejt këtë periudhë, të gjitha aktivitetet janë bërë në funksion të mbijetesës. Përkundër problemeve të shumta në aspektin e mbijetesës, Trepça të hyrat i krijon nga shitja e koncentratit na kanë bërë të mundur që dy vitet e fundit t’i përmbyllim me një bilans pozitiv në aspektin financiar, që të paktën të mos jemi barrë e shtetit.

Tmava ka treguar edhe për disa investime që janë bërë dhe për ngritje të pagave si dhe disa përparësi tjera.

Por që sipas tij këto nuk janë të mjaftueshme pasi që sipas Tmavës nëse hyhet në politikat zhvillimore mundësia e eksloatimit të prodhimit të koncentratit mund të krijojë kushte për punësim të punëtorëve të rinj, por edhe përmirësim shumë më të mirë të gjendjes financiare të punëtorëve.

“ Them edhe njëherë, Trepça tanimë nuk është as shoqëri aksionare, as ndërmarrje shoqërore, publike, sepse është në vakumin ligjor. Si ndërmarrje shoqërore nën AKP prej se është aprovuar Ligji, nuk ka kompetenca AKP-ja, kurse që ta menaxhojë qeveria, duhet të bëhet regjistrimi i ndërmarrjes me statutin e ri, që të bëhet statuti duhet Bordi mbikëqyrës, që të dërgohet statuti në Parlament të aprovohet dhe të bëhet regjistrimi i ndërmarrjes, ndërsa kjo nuk po ndodhë. Kështu që jemi në një rrethanë prej momentit të aprovimit të Ligjit, në vend se të ecet në implementim dhe zhvillim të epokës zhvillimore, ne në njëfarë formë jemi me probleme vepruese në aspektin e një situate të tillë ligjore”, tha Tmava.

Drejtori teknik i minierës me flotacion, Hamëz Hamza, tha se përkundër vështirësive, gjendja e përgjithshme në minierën e Stantërgut në krahasim me periudhën para 10 viteve, është shumë më e mirë.

“Gjendja në minierën e Trepçës është për çdo vit duke u përmirësuar, kështu që për momentin, në krahasim me para 10 vite, tash është gjendja shumë më e mirë… Tani janë disa gjëra shumë më mirë… Kryesisht sigurimi.. kontratat e punës i kemi zgjidhur, kjo ka ndikuar edhe tek punëtorët sepse janë më të kënaqur ”, theksoi Hamza.

Edhe Ramadan Gjeloshi, njëri nga punëtorët e vjetër në minierën e Stantërgut, ka bërë të ditur se kushtet e përgjithshme të punëtorëve në krahasim me të kaluarën, sot janë më të mira.

Ai ka përmendur avansimin në pajisje të punës, pagat dhe të ngjashme, ndërsa potencoi si nevojë shtimin e punëtorëve të rinj në minierë.

“Fuqia punëtore është më e dobët, kemi nevojë për punëtorë më shumë se sa në atë kohë…Kushtet atëherë kanë qenë minimale. Tash jemi në pavarësinë e Kosovës…  prej rrogave nuk jemi keq, po flas në rrethana të Kosovës… Pajisjet janë bukur mirë… presim nga qeveria të punësohen më shumë punëtorë që të tejkalojmë prodhimin, sepse me pak punëtorë prodhim nuk ka”, tha ai.

Ndryshe, pas miratimit të Ligjit për Trepçën, Qeveria e Kosovës është dashur ta bëjë përzgjedhjen e Bordit Mbikëqyrës, gjë që është premtuarës do të vendoset së shpejti.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending