Arkitekturë
Tregimet spektakolare prapa 7 ndërtimeve të lashta
Arkitektura është e njohur historikisht si një mjet për të ndërtuar dhe konkretizuar trashëgiminë. Por jo shumë prej ndërtimeve kanë mbijetuar. Përveç njërës, Piramida e Madhe e Gizës është ende në këmbë, të gjitha të tjerat kanë marrë një pozitë unike në imagjinatën arkitekturore, me përfaqësime gjatë viteve të strukturave të tilla si Kolosi i Rodosit dhe farët e Aleksandrisë që kanë ndryshuar sipas dëshirave të artistë gjatë kohës.
Sidoqoftë, historitë spektakolare prapa secilës prej këtyre monumenteve të humbura janë të vlefshme për t’u rishikuar.
Kopshtet e varura të Babilonisë
Thuhet se mbreti babilonas, Nebukadnezar II, i ndërtoi “Kopshtet e varura” si dhuratë për gruan e tij Amytis, që dëshironte të kthehej në shtëpi në gjelbërim dhe kopshte të harlisura të vendit, Media (sot Irani veriperëndimor).
Edhe grekët dhe romakët kishin shkruar për këto kopshte, duke e përshkruar vendin si një oazë botanike, e begatë në bimësi, e rrethuar nga bimë ekzotike dhe me mure të gjata guri.
Sidoqoftë, lokacioni aktual i “kopshtit të varur” nuk është zbuluar kurrë. Mungesa e ndonjë mbetjeje të lashtë të vendit, lë një pikëpyetje të madhe nëse ky vend ka ekzistuar në të vërtetë.
Kolos i Rodosit
I ngritur në qytetin e Rodosit në vitin 280 p.e.s, Kolosi i Rodosit ishte një statujë e Perëndisë Greke, Helios. Ajo u ndërtua në festimin e fitores së Rodosit mbi sundimtarin e Qipros, Antigonus I Monophthalmus, i cili dështoi për të marrë kontrollin mbi Rodos në vitin 305 p.e.s.
Kolosi u ndërtua nga pllaka bronzi mbi një kornizë hekuri, një mënyrë shumë e ngjashme me të cilën u bë statuja e Lirisë. Kolosi i Rodosit është përshkruar nga historianët në mënyra të ndryshme, ku shumë debatojnë për pozitën e tij të tanishme. Statuja u shkatërrua në 226 p.e.s nga një tërmet, i cili shkaktoi dëme të mëdha në qytet dhe nuk u rindërtua kurrë.
Piramida e Madhe e Gizës
E vetmja mrekulli e lashtë që është ende në ekzistencë sot, Piramida e Madhe e Gizës, është një simbol ikonik i Egjiptit dhe është piramida më e madhe në kompleksin e piramidave.
Piramida u ndërtua gjatë një periudhe 10-20 vjeçare, duke përfunduar rreth vitit 2560 p.e.s. Pavarësisht teorive të ndryshme që kanë të bëjnë me qëllimin e Piramidës, ajo njihet të jetë krijuar si një varr.
Piramida e Gizës ishte struktura më e lartë e bërë nga njeriu në tokë për më shumë se 3.800 vjet, derisa Katedralja Lincoln në Angli e tejkaloi atë rreth vitit 1311 pas Krishtit.
Mauzole-u në Halikarnas
Mauzoleu i Halikarnasit është ndërtuar për satrap (një guvernator provincial në perandorinë e lashtë persiane), Mausolus (sundimtar i Caria) në mes të viteve 353 dhe 350 para erës sonë. Varri, i cili ndodhet në Bodrum të Turqisë së sotme, është projektuar nga arkitektë grekë.
Kur Mausolus vdiq në 353 p.e.s, Artemisia II vazhdoi zhvillimin e mëtejshëm të varrit gjatë kohës kur po udhëhiqte kryeqytetin e vetme. Ai ishte ndërtuar mbi një kodër, me pamje nga qyteti, dhe shtrihej brenda një oborri të mbyllur. Varri ishte ndërtuar nga mermeri dhe i mbushur me statuja.
Varri u shkatërrua nga një seri tërmetesh në mes të shekullit të 12-të dhe 15-të. Varri i Mausolus u bë i njohur ngase fjala “mauzole” edhe sot përdoret përgjithësisht për t’iu referuar një varri mbi tokë.
Tempulli i Artemis-it
Ky tempull, kushtuar perëndeshës greke Artemis ishte vendosur në Efes (afër qytetit të sotëm Selçuk në Turqi). Tempulli u rindërtua tri herë para se ai të shkatërrohej përfundimisht në vitin 401 pas Krishtit.
Tempulli i parë në vend është ndërtuar në epokën e bronzit, por u shkatërrua nga përmbytjet në shekullin e 7 para Krishtit. Megjithatë, ky tempull u shkatërrua nga një zjarrvënës i quajtur Herostratus në 356 p.e.s, dhe ai u rindërtua për herë të fundit më 323 para Krishtit. Ky rikonstruksion është tempull i njohur si Mrekulli e Botës, sot megjithatë, mbetet vetëm fragmente.
Statuja e Zeusit në Olimp, Greqi
Statuja e Zeusit u krijua nga skulptori grek, Phidias, rreth vitit 435 p.e.s. Skulptura gjigante e vetë perëndisë greke, e vendosur në një fron, mund të gjendet në Tempullin e Zeusit, në Olimp, Greqi.
Statuja e Zeusit ishte bërë nga Chryselephantine (ari dhe fildishi) dhe ishte rreth 13 metra e lartë. U deshën rreth 12 vjet për t’a bërë. Statuja u shkatërrua gjatë shekullit të 5-të pas Krishtit (thuhet se për shkak të zjarrit, por nuk ka prova konkrete se si saktësisht ka ndodhur shkatërrimi i saj). Asnjë mbetje nuk është gjetur kurrë.
Fari i Aleksandrisë
I njohur edhe si Farosi i Aleksandrisë (një kullë ose strukturë tjetër që përmban një dritë ndriçimi për të paralajmëruar ose udhëzuar anijet në det), ky far i lashtë u ndërtua në mes të viteve 280-247 para Krishtit në Aleksandri, Egjipt. Ndërtuar nga Mbretëria Ptolemaike nën sundimin e Ptolemeut I Soter, fari u ndërtua për të ndihmuar në udhëheqjen e anijeve tregtare në portin e famshëm të ishullit të Pharos.
Fari ishte mbi 100 metra i lartë dhe u bë një prototip për kullat me fenerë në mbarë botën. U dëmtua gjatë viteve për shkak të tërmeteve dhe u shkatërrua në vitin 1480. Disa prej “eshtrave” të saj u përdorën për të ndërtuar kështjellën e Kaitbay.
Në vitin 1994, arkeologët filluan një ekspeditë nënujore të udhëhequr nga Jean-Yves Emperuer dhe gjetën mbetjet e fenerit pranë portit lindor të Aleksandrisë. Zbulimi bëri që qeveria egjiptiane të punojë me UNESCO-n për të shtuar Gjirin e Aleksandrisë në Listën e Trashëgimisë Botërore të vendeve kulturore.