Connect with us

Aktuale

Trau që ndau Shqipërinë dhe Kosovën

Published

on

Tarifa e re në Rrugën e Kombit ka minuar përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë dhe Kosovës për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik.

E ardhmja do të jetë edhe më e vështirë prej lidhjeve të reja rrugore dhe hekurudhore të Kosovës me Shkupin, Serbinë dhe Beogradin, të cilat synojnë rikthimin e marrëdhënieve ekonomike me ish-federatën, duke i lënë në mes aspiratat e shqiptarëve.

Shteti i ri i Kosovës, përveçse ka ndryshuar hartën politike të rajonit të Ballkanit në dekadën e fundit, po ndryshon edhe profilin e tij tregtar. Më të vjetrat, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi janë në garë për të përvetësuar sa më shumë nga torta 3 miliardë euro e importeve vjetore të Kosovës.

Me gjithë ‘përpjekjet’ tona për të pasur një lloj dominimi në tregun e Kosovës, pas ndërtimit të autostradës së re më 2009 dhe përparësive të të qenët i njëjti komb, rezultatet nuk janë edhe aq mbresëlënëse. Vitin e kaluar, 14.8 për qind e importeve të Kosovës ishin nga Serbia, 12.4 për qind nga Gjermania, 9.6 për qind nga Turqia, 9 për qind nga Kina, 6.5 për qind ishin nga Italia, 5.1 për qind ishin nga Maqedonia dhe 5 për qind nga Shqipëria.

E nxitur nga motivimi kombëtar, ish-Qeveria Berisha, rreth 10 vjet më parë ndërtoi autostradën moderne Milot-Morinë. Fqinjët e tjerë të Kosovës, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia ndërkohë i kishin të çimentuara pozicionet e tyre, për shkak të trashëgimisë që la ish- federata jugosllave me lidhje hekurudhore dhe rrugore dhe me një traditë të fortë tregtare.

Pas ndërtimit të Autostradës së Kombit, volumi tregtar Shqipëri-Kosovë u rrit me 188 për qind gjatë viteve 2009-2017, por baza e ulët nga ku nisi tregtia nuk i bën shifrat entuziaste dhe sot Shqipëria ka dominimin më të ulët në tregun e Kosovës.

Por, siç duket, gara në të ardhmen do të vështirësohet, për shkak të taksës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe investimeve të mëdha infrastrukturore që po bën Kosova me vendet e tjera të rajonit. Këtë vit bëhet funksionale autostrada e re Prishtinë-Shkup, që shkurton distancën vetëm me 60 kilometra mes vendeve, teksa bizneset e Kosovës mund të arrijnë Portin e Selanikut vetëm për tre orë, duke paguar vetëm 7.5 euro në stacionin Kledi Toll Plaza.

Serbia, nga ana tjetër, ka programuar të nisë këtë vit ndërtimin e autostradës Nish-Merdarë, me gjatësi 70 kilometër, e cila do të shkurtojë distancën mes Beogradit dhe Prishtinës. Projekti kushton 650 milionë euro dhe gjysma e tij do të financohet nga nisma e Berlinit. Aktualisht, Kosova, pjesën më të madhe të volumit tregtar e zhvillon me Serbinë, ndaj me ndërtimin e rrugës, tregtia do të zgjerohet.

Mali i Zi është në bisedime për të ndërtuar një linjë të re hekurudhore me Kosovën, e cila ka marrë mbështetjen e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Projekti do të zhvillohet në pesë vitet në vijim.

Beteja për të dominuar tregun e ri të Kosovës i ka vënë në garë vendet e Ballkanit, teksa Shqipëria jo vetëm që nuk po tenton të zgjerojë territorin, por po humbet edhe pjesën që ka.

Taksa e re në Rrugën e Kombit që nisi së fundmi, 5 euro mbi veturat dhe 22.5 euro mbi kamionët, i ka vënë një barrierë të re tregtisë mes dy shteteve të të njëjtit komb, e cila ka gjasë të përkeqësohet më shumë nga efekti psikologjik që po krijon pagesa.

Një kamioni me mallra që ka destinacion Kosovën i duhet të paguajë brenda territorit shqiptar pa llogaritur tarifat doganore dhe ato portuale 67 euro, nga të cilat 22 euro kushton tarifa e skanimit në dogana, 45 euro kushton pagesa në Rrugën e Kombit vajtje-ardhje. Këto janë taksa ekstra që bizneset e Kosovës nuk i paguajnë me asnjë nga partnerët e tjerë tregtarë.

Safet Gërxhalliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, pohon se, bizneset dhe qytetarët e Kosovës ndihen të ofenduar nga taksa e re e rrugës që, sipas tij, është përtej çdo logjike ekonomike.

Ai pohoi se vendet e rajonit janë vënë në një garë të fortë për tregjet e Kosovës dhe përtej patriotizmit, bizneset do të shikojnë leverdinë së pari. Edhe pa këtë tarifë, Kosova kishte më shumë barriera tregtare me Shqipërisë se sa me ish-shtetet e federatës.

Por tani me taksimin e Rrugës së Kombit, duket se është krijuar një mur i pakapërcyeshëm si në drejtim të lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve, duke thelluar hendekun e bashkëpunimin në të gjitha aspektet. Përtej dëmit në rang kombëtar qeveria e Shqipërisë me vënien e taksës ka izoluar qarkun më të varfër të vendit, atë të Kukësit.

Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi rajonal në Kukës ka rënë me 13 për qind gjatë periudhës 2011-2015, teksa është qarku me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë. Taksa e re në Rrugën e Kombit do të përkeqësojë ekonominë e këtij rajoni, i cili edhe sot i është kthyer emigracionit masiv.

Shqiptarët e tjerë po e paguajnë shumëfish Rrugën e kombit, qysh me taksën e solidaritetit (1999-2002) e cila u transferua më vonë në taksën e qarkullimit të makinave, 32 lekë taksë qarkullimi për çdo litër karburant dhe së fundmi (përfshirë TVSH), pagesat direkte që do t’i jepen koncesionarit. Por ekspertët e ligjit dhe ata të biznesit thonë se ka shpresa për uljen e nivelit të taksës. Gërxhalliu nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se, do të çojnë tarifën koncesionare në Gjykatën Ndërkombëtare.

Qindra hotele në vend, sidomos në bregdetin e Adriatikut, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë u ndërtuan për shkak të nxitjes që patën nga turistët e Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës llogarit se shpenzimet për turizëm në Shqipëri, në një vit fiskal, kalojnë të 400 milionë eurot. Mirëpo edhe pa vënien e taksës, shqiptarët nga Kosova kanë nisur të braktisin pushimet në Shqipëri, për shkak se ndihen të diskriminuar në shërbime dhe në çmime. Në vitin 2017 e vizituan vendin rreth 1.2 milionë shtetas nga Kosova, ose 19 për qind më pak se në vitin 2016.

Gërxhalliu thotë se me vënien e taksës, numri i vizitorëve për në Shqipëri do të ulet në mënyrë drastike, kryesisht për shkak të efektit psikologjik. Turqia, Mali i Zi dhe Kroacia po ofrojnë oferta joshëse që po e konkurrojnë Shqipërinë, ndërsa taksa e re do të nxisë shqiptarët në Kosovë të braktisin Shqipërinë.

Ai thotë se me vënien e taksës, numri i vizitorëve për në Shqipëri do të ulet në mënyrë drastike,kryesisht për shkak të efektit psikologjik. Gërxhalliu tha se, Turqia, Mali i Zi dhe Kroacia po ofrojnë oferta joshëse që po e konkurrojnë Shqipërinë, ndërsa taksa e re do të nxisë shqiptarët në Kosovë të braktisin Shqipërinë.

Vizitorët nga Kosova zunë 33 për qind të numrit total të të huajve që erdhën në Shqipëri më 2017 në raport me 50 për qind të peshës së tyre ndaj totalit të vizitorëve më 2016. Pas informacioneve të marra nga agjencitë turistike të Kosovës, para vënies së taksës, Shqipëria ishte destinacioni kryesor i turistëve nga Kosova, megjithatë ofertat në rritje me çmime më të leverdishme nga vendet e tjera po i tërheqin një pjesë të mirë të shqiptarëve të Kosovës, duke i larguar ata nga turizmi tradicional në Shqipëri. Për pushimet verore vërehet se është rritur kërkesa nga ana e shtetasve të Kosovës për shërbime më cilësore, ndërsa oferta ka mbetur e pandryshuar për shumë vite në bregdetin shqiptar.

Agjencitë e Kosovës pohojnë si arsye në një shkallë të madhe, në braktisjen e Shqipërisë nga shtetasit e Kosovës, çmimet ulëta që kanë ofruar vendet e tjera. Por gjithashtu, ata kanë shumë rezerva edhe për cilësinë e shërbimit në Shqipëri. Agjencitë e kanë pohuar se po i vjen fundi turizmit patriotik që, në masë të madhe, ka qenë deri më tani. Sipas tyre, Shqipëria duhet t’i trajtojë shtetasit e Kosovës njësoj, për të mos thënë edhe më mirë se turistët polakë, çekë, apo rusë, të cilët së fundmi po shihen si zëvendësim, duke u ofruar shërbim më cilësor dhe atraksione më të mëdha.

Taksa në Rrugën e Kombit duket se është goditja fatale. Agjencitë pohojnë se për një pjesë të madhe të turistëve nga Kosova, oferta turistike është maturuar. Familje dhe individë që për 10 vite rresht kanë pushuar në Shqipëri, kanë nisur të zgjedhin destinacione të reja dhe më ekonomike.

Taksa në Rrugën e Kombit rrezikon të rrënojë eksportet e Kosovës, pasi Shqipëria është partneri kryesor i saj. Sipas statistikave zyrtare të Kosovës në vitin 2017, eksportet e Kosovës në Shqipëri ishin rreth 8 miliardë lekë, ose 63 milionë euro, duke zënë rreth 15 për qind të totalit të eksporteve të Kosovës.

Pas Shqipërisë, Kosova i realizon eksportet më të mëdha me Indinë me rreth 13 për qind të totalit dhe pas, në peshë më të ulët vijnë eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë, përkatësisht me rreth 12 për qind për secilën.

Nga ana tjetër, i vetmi shtet me të cilën Shqipëria ka suficit tregtar është Kosova. Eksportet drejt saj më 2017 ishin rreth 20 miliardë lekë, me një rritje 26 për qind në krahasim me 2016. Por në raportin me totalin e eksporteve të Shqipërisë, ato zënë një peshë të vogël, vetëm 9 për qind të totalit. Shqipëria, rreth 80 për qind të eksportit e bën me Italinë, ndërsa me vendet e tjera treguesi ka zhvillime modeste. Kosova është partneri i dhjetë tregtar i Shqipërisë në eksporte. Aktualisht partneri kryesor tregtar i Kosovës është Serbia, me të cilën realizon 12 për qind të eksportit dhe 14.6 për qind të importeve.

Marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve reflektojnë dobësitë strukturore të ekonomive respektive. Eksportet janë lëndë të para dhe prodhime bujqësore pa ndonjë vlerë të shtuar. Ndërsa, Shqipëria dhe Kosova e kanë ekonominë të profilizuar në konsum, i cili në të dy shtetet financohet nga prurjet e emigrantëve në një masë të madhe.

Teksa blloku i Lindjes u shkëput nga regjimi totalitar, Kosova dhe Shqipëria u gjendën në kushte të ndryshme, pa një histori bashkëpunimi ekonomik dhe partnerë tregtarë të ndryshëm. Në fund të vitit 2017, eksportet drejt Kosovës zunë 7.6 për qind të totalit, tek sa panë rritje 28 për qind në krahasim me vitin 2017.

Mallrat më të eksportuara me Kosovën janë produktet e naftës dhe të hekurit dhe materiale të tjera të ndërtimit si tulla, çimento, frutat dhe perimet. Importet janë në nivele të ulëta. Shqipëria importon nga Kosova vetëm 3 për qind të totalit. Më 2016 ato arritën në vetëm 8 miliardë lekë dhe dominohen kryesisht nga pijet, artikuj të gizës, teksa shihet se vitet e fundit janë rritur ndjeshëm importet e drithërave.

Megjithatë, flukset tregtare të Kosovës nuk zënë as 3 për qind të volumit tregtar të Shqipërisë me jashtë. Që në vitet e para të tranzicionit kur Kosova ishte e pandarë nga juridiksioni serb, Shqipëria krijoi lidhje tregtare me Italinë.

Sot, partnerët tregtarë të Shqipërisë janë vendet e BE-së, teksa Kosova kishte burimet tradicionale të furnizimit të saj me mallra Serbinë dhe ish-republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Ndërsa Kosova ka eksportues të parë Shqipërisë dhe për nga importet, Shqipëria renditet e shtata, në listën e vendeve më të cilat Kosova bën tregti.

Për shkak të bazës së ulët, rritja ekonomike si në Shqipëri dhe Kosovë është më e larta në rajon, por të ardhurat për frymë janë nivelet më të ulëta në rajon. Dy shtetet kanë strukturë të ngjashme të ekonomisë. Bujqësia zë 10 për qind të strukturës së Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në Kosovë dhe në Shqipëri mbi 23 për qind. Sektori i industrisë zë më shumë se 10 për qind të PBB-së së Kosovës, ndërsa në Shqipëri 11 për qind. Sektori i tregtisë zë 12 për qind në Kosovë dhe po kaq zë edhe në PBB-në e Shqipërisë. Edhe sektorët e tjerë kanë peshë të ngjashme.

Përpos shumë ngjashmërive në strukturën ekonomike, mentaliteti është i njëjtë në të dy anët e kufirit dhe këto elemente janë të mjaftueshme për të krijuar një treg të përbashkët unik.

Kosova ka sipërfaqe 11 mijë kilometër katrorë dhe popullsi dy milionë banorë, Shqipëria ka sipërfaqe 28 mijë kilometër katrorë dhe 2.8 milionë banorë.

Nëse do të unifikoheshin rregullat e tregtisë, taksat dhe politikat ekonomike, tregu i përbashkët do të kishte rreth 5 milionë konsumatorë në një territor prej 39 mijë kilometrash katrorë. Në këtë mënyrë,shqiptarët do të krijonin bashkësinë më të madhe në rajon pas Serbisë.

Duke pasur ende forcën e punës në kulmin e produktivitetit, Kosova dhe Shqipëria në një treg unik do të ishin një ofertë joshëse për kompanitë e huaja si në aspektin e tregtar ashtu dhe në prodhimin e manifakturës. Kjo dëshirë e hershme e bizneseve për një treg unik në fakt nuk është bërë pjesë e axhendave të përbashkëta të qeverive, edhe pse spektakli në këtë drejtim nuk ka munguar. Por tani kur bota është përfshirë në një cikël të gjatë krize, shtetet të vogla si Shqipëria dhe Kosova, do të duhen të bashkohen në tregje më shumë si nevojë emergjente për mbijetesë se sa për dëshirë patriotike.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending