Arkitekturë
Transformimi i parkingjeve të sotme në strehimoret e së nesërmes

A jeni duke shikuar mënyra inovative për krijimin e një shtëpie të re? Nëse po, atëherë mund t’i konsideroni një mundësi garazhet e parkingjeve, sepse ato mund të jenë vendi i ardhshëm ku investitorët po kërkojnë të bëjnë ndërtime. Vetëm në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 500 milionë vende parkimi për 326 milionë qytetarë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 3.5 milionë milje katrorësh.
Këto dizajnë të reja të parkingjeve janë një vend i shkëlqyer për të kaluar ditën. Strukturat e zakonshme masive të betonit shpesh pengojnë jetën e gjallë të rrugëve dhe shërbejnë si një kujtesë e dhimbshme se shërbejnë thjeshtë për të parkuar veturat.
Në vitet e fundit, praktikat përreth globit kanë filluar të rishikojnë se si garazhet e parkimit mund të shndërrohen në një shumëllojshmëri të programeve të së ardhmes, duke i dhënë këtyre projekteve jetëgjatësi dhe estetikë që nuk është përjetuar ndonjëherë më parë.
Edhe pse shumë ambicioze dhe të bukura këto dizajne mund të jenë një sfidë e madhe financiare e realizimit dhe projektimit. Konvertimi i më shumë se një zone të parkimit në zonë të banueshme për njerëzit kërkon një metodë krejtësisht të re të ndërtimit.
Duke qenë se dëshira për metoda më të shpejta, të përballueshme dhe ekologjikisht të mira të transportit është në rritje, është koha që të gjithë projektuesit të marrin në konsideratë si t’i japin një jetë të dytë këtyre objekteve. Ridizajnimi i tyre për përdorime të ndryshme është dëshmuar tashmë të jetë i suksesshëm. Shembulli i depove industriale të shndërruara në apartamente të modës është një tjetër fakt, por tani ekziston mundësia e një garazhe parkimi në të cilën mund të jetoni dhe të punoni.
