Aktuale
Tragjedia e tunelit “Hawks Nest Tunnel”, që la të vdekur 764 punëtorë

Njihet si katastrofa më e keqe industriale në Amerikë. Ndërtimi i tunelit të njohur si “Hawks Nest Tunnel”, nga rreth 2 mijë të punësuar la të vdekur të paktën 764 prej tyre. Tuneli me rreth 4 metra, i krijuar për lumin New River e Gauley të Virxhinias Perëndimore në vitet 1930-31, ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe sot.
Rreth 5 mijë burra të papunë u rekrutuan për këtë projekt nga marsi i vitit 1930 deri në dhjetor të vitit 1931, duke fituar 25 cent për orë dhe duke punuar 60 orë në javë. Të paktën dy të tretat e tyre ishin afrikanë dhe amerikanë, transmeton Ndërtimi.info.
Derisa burrat gërmonin tunelin në thellësi 9 deri 10 metra, ndeshnin edhe shkëmbinj të cilët përmbanin sasi të madhe të pluhurit. Teknikat që përdoreshin për gërmim lëshonin në ajër sasi të madhe të pluhurit por edhe të komponentëve të tjerë kimik, si dioksidi i silikonit. Kjo bëri që puna në tunel të ishte shumë e rrezikshme. Brendësia e tunelit ishte shndërruar në një “re” të bardhë të dioksidit të silikonit që dëmtonte mushkëritë dhe i pengonte punëtorët të shihnin.
Punëtorët punonin në ambiente të mbyllura me ventilim të dobët, sasi të madhe të pluhurit dhe me mungesë të ajrit të pastër. Brenda disa mujave tek ata u shfaqën shenja të sëmundjes së mushkërive të quajtur silikozë, (sëmundje e pashërueshme që infekton mushëkritë dhe të çon në vdekje), e që më pas u manifestua edhe me sëmundjen e njohur si ”tunnelitis” (infeksion nga tuneli).
Nga këta burra, silikoza i mori jetën e së paku 764 prej tyre. Shumë të tjerë vdiqën edhe pas përfundimit të projektit si pasojë e ekspozimit të tyre ndaj materieve të rrezikshme kimike.
E përveç vdekjes çështje shqetësuese u bë edhe varrimi. Një fushë e hapur në fermën e Martha White, në Summersville të Virxhiniës Perëndimore u shndërrua në sallë furnerale që u përdorë për varrosjen e punëtorëve.
Edhe pse më vonë për punëtorët e mbiijetuar e të prekur nga silikoza u premtua kompensim, shumica e tyre nuk arritën ta gëzojnë ligjin e ri.
Për këta persona u krijua edhe një memorial në “Autostradën 19” për të kujtuar dhe nderuar viktimat e shumta të kësaj tragjedie./Ndërtimi.info/
