Featured
Trafot e vjetra, pjesë e trashëgimisë
Trafo stacioni i energjisë elektrike i vitit 1929 në qendër të Prizrenit, që ka zënë vend në listën e përkohshme të trashëgimisë kulturore, ka pasur së fundi nevojë për restaurim,.
Menaxhuesit e projektit nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore po zotohen për ruajtjen formës vjetër të këtij objekti.
Punimet këtu po i mirëpresin edhe qytetarët, ani se kanë edhe sugjerime.
Përveç këtij objekti në projektin e restaurimit është edhe kjo trafo tejet e vjetër që gjendet afër Kuvendit Komunal, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, edhe ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës që kap vlerën e rreth 7 mijë eurosh, përcaktohet si ndërhyrje emergjente për ruajtjen e trashigimisë
Por, nga organizata Ec Më Ndryshe, po thonë se në Prizren ka objekte tjera që do duhej të ndrhyhej me urgjencë e jo trafo elektrike.


