Featured
Trafoja e rrymës që hynë në kuadër të trashëgimisë kulturore së Kosovës
Jemi mësuar që në kuadër të objekteve që hyjnë në kuadër të trashëgimisë kulturore të shohim kulla, kështjella, shtëpi apo edhe çezma.
Mirëpo, rrallë kemi dëgjuar për një trafo të rrymës të hyjë në këtë kategori. E pikërisht një e tillë, e ndërtuar në shekullin XX në funksion të nënstacionit në “Tophane” të Prishtinës, konsiderohet si trashëgimi kulturore në mbrojtje të përkohshme.
Ndërtimi i takon periudhës së modernizmit dhe është e murosur me tulla të plota prej argjile me kënde të projektuara jashtë për 5 cm. Trafoja është e mbuluar me kulm katërujor të përbërë prej katër kulmareve me mur kallkan dhe tetë faqeve. Kallkani i kulmit ndahet nga pjesa e poshtme me një brez horizontal në formë frizi të thjeshtësuar, dy prej tyre kanë tri hapje të vogla.

/Ndertimi.info/



