Aktuale
TOP ndërtesat që do përfundohen më 2019
Në mbarë botën është një numër i madh i projekteve arkitekturore të cilat kanë filluar të realizohen para shumë vitesh e që akoma nuk kanë përfunduar, por a do të jetë 2019-ta viti kur këto projekte kaq të diskutuara do të finalzohen?
Revista e njohur “Arch Daily” ka paraqitur projektet më të pritshme për këtë vit të cilat duam t’i shohim të përfunduara sa më parë. Një numër i madh i tyre janë objekte kulturore. Me eksteriere të shtrembëruara për të tërhequr sa më shumë vëmendjen tuaj, këto objekte synojnë të shndërrohen në kryevepra arti, transmeton Ndërtimi.info.
Siç kishte thënë edhe arkitekti i njohur Robert Venturi në librin e tij “Kompleksiteti dhe Kontradikta në Arkitekturë”, “Arkitektura ka aftësinë të na lejojë t’i “shohim gjërat e njohura në një mënyrë të panjohur.”
Më poshtë mund të shihni listën e projekteve më të pritshme të 2019-tës:

Qendra e Arteve Performuese- Taipei nga OMA

Qendra e Muzikës Pop- Taipei /Reiser + Umemoto

Vessel / Heatherwick Studio

Shed / Diller Scofidio + Renfro

Tank Shanghai / Open Architecture
Stadiumi Al Wakrah / Zaha Hadid Architects
Muzeu Kombëtar i Katarit / Ateliers Jean Nouvel

Under / Snohetta
1000 Pemë / Heatherwick Studio
Leeza SOHO / Zaha Hadid Architects
Ruby City për Linda Pace Foundation / Adjaye Associates
Pearling Path Visitor Centre / Valerio Olgiati
Muzeu i Madh Egjiptian/ Heneghan Peng Architects




