Aktuale
Top 10 libra më të mirë për ndërtimin e qyteteve

Thënies se famshme “çfarëdo që ne ndërtojmë, na ndërton neve” i jepet më shumë kuptimi kur e analizojmë mjedisin e ndërtuar përreth, ku çdo hapësirë që e shohim, tek ne krijon një domethënie unike.
Për të ekspkoruar edhe më shumë të veçantat e ndërtesave në qytete të ndryshme që nga lashtësia, duhet patjetër t’iu kalojnë në duar këta 10 libra të përzgjedhur nga revista “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.
Grumbullimin e këtyre librave më të mirë, që tregojnë për ndërtimin e qyteteve e ka bërë gazetari Jonathan Carr, i cili në artikullin e tij i sheh qytetet e mëdha si anije lundruese të mbipopulluara, që shkojnë në drejtim të paqartë, e që jetët e tyre kontrollohen vetëm nga disa persona.
Tutje ai tregon se pasi që tashmë më shumë se 80% e njerëzve në SHBA dhe Britani të Madhe jetojnë në qytete, duhet edhe të dimë se si janë krijuar ato dhe se si funksionojnë.
Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të librave përzgjedhur nga Carr, në artikullin e “The Guardian”.

Një histori e Romës së lashtë – Mary Beard
Pompei nga Robert Harris
Metropoli i Natyrës – William Cronon
Në lëkurën e një luani nga Michael Ondaatje
Vdekja dhe jeta e qyteteve të mëdha amerikane nga Jane Jacobs
Londra: Biografi nga Peter Ackroyd
Prapa të bukurave të përjetshme nga Katherine Boo
Qytetarë të zgjuar, shtet i zgjuar nga Beth Simone Noveck
Neë York 2140 nga Kim Stanley Robinson
Qytetet e padukshme nga Italo Calvino./Ndërtimi.info/

