Featured
TIKA renovon konviktin “Sadik Stavileci: në Gjakovë
Me mbështetjen e TIKA-së turke konvikti i vetëm publik në Gjakovë, ‘Sadik Stavileci’ përsëri vihet në shërbim të studentëve.
Konvikti i studentëve ‘Sadik Stavileci’ është ndërtuar në vitet e 60-ta dhe sot është nën administrimin e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Gjokovës. Gjakova është njëra ndër qytetet më të dëmtuara gjatë luftës në vitet e 90-ta, në atë kohë ky konvikt është përdorur për qëllime ushtarake.
konviktin, një pjesë e madhe e të cilit është në gjendje të pashfrytëzuar për shkak të dëmtimeve, vitin e kaluar kanë marrë shërbime vetëm 68 studentë. Konvikti, i cili shfrytëzohet nga nxënësit e shkollës së mesme dhe studentët, përbëhet nga dy blloqe, dy pjesë administrative së bashku me hapësirën shoqërore, dhe pjesët e përbashkëta që përfshijnë kuzhinën dhe sallën e ngrënies. Sot vetëm njëri bllok me 16 dhoma është në funksion dhe studentët meshkuj dhe ferma janë të detyruar të qëndrojnë në të njëjtën bllok, por në kate të ndryshme.
Zyrtarët nga Komuna e Gjakovës kanë parashtruar kërkesë në TIKA me qëllim të rritjes së kapacitetit të konviktit dhe krijimin e hapësirave më të përshtatshme të jetesës për studentët e konviktit. Me punimet e realizuara nga ana e TIKA-së është vendosur që të renovohet komplet blloku i cili është jashtë përdorimit. Me këtë do të rinovohen dhomat e gjumit, dhomat e studimit, kuzhina dhe vendi i ushqimit, vendlarja e rrobave, wc dhe banjot. Gjithashtu do të bëhet izolimi i jashtëm, përfshirë edhe hapësirën sportive si dhe ambientin e jashtëm. Në kuadër të punimeve që do të zhvillohen pritet që edhe furnizimi me inventarë të bëhet nga ana e TIKA-së.
TIKA, e cila ka realizuar një numër të madh të projekteve me qëllim të rritjes së kapacitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës së arsimit në Kosovë premton që edhe në të ardhmen të realizojë projekte të tjera.
You must be logged in to post a comment Login