Arkitekturë
Tetë projekte arkitekturore që e ringjallin stilin “Art Deco”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/paradiso-ibiza-art-hotel-ilmiodesign-art-deco-pastel-spain_dezeen_hero-c.jpg)
Arkitektura “Art Deco” po bën një rikthim të madh në projektet e sotme, ndonëse tashmë ky stil nuk është shumë i parë siç ishte dikur.
Në lidhje me shtrirjen e këtij stili sot, revista e arkitekturës “Dezeen”, ka grumbulluar 8 projekt kyçe që e bëjnë shpërfaqjen e tij, që nga renovimi i strukturave historike e deri tek ndërtimet e reja me forma të ndryshme gjeometrike, transmeton Ndërtimi.info.
Art Deco, është një stil i arteve vizuale që përfshinte një sërë disiplinash, por ndikimi i tij në arkitekturë mund të identifikohet në forma gjeometrike që përdorin kubizmin, materialet e pasura dhe ngjyra të guximshme.
Ky stil fillimisht u shfaq në Francë në vitin 1920. Më vonë u përhap në nivel ndërkombëtar, duke ndikuar në projekte të mëdha si Ndërtesa e “Empire State” dhe “Chrysler Building” në Nju Jork.
E tani Art Deco po përjeton një ringjallje të madhe në një sërë projektesh të reja.
Art Deco, nganjëherë i referuar si Deco, është një stil i arteve pamore, arkitekturës dhe dizajnit që së pari u shfaq në Francë pak para Luftës së Parë Botërore.
Art Deco ndikoi në projektimin e ndërtesave, mobiljeve, makinave, kinemave, trenave dhe objekteve të përditshme si radiot dhe fshesat me vakum.
Gjatë viteve Art Deco përfaqësoi luksin, magjepsjen dhe besimin në përparimin social dhe teknologjik./Ndërtimi.info/
Më poshtë gjeni 8 projektet kryesore të Art Deco-s.
Paradiso Ibiza Art Hotel, Ibiza nga Ilmiodesign
Galeries Lafayette, Paris nga BIG
Plaster Fun House, Torrensville nga Sans-Arc Studio
Pine Ave Housing, Melbourne nga Cera Stribley Architects dhe The Stella Collective
Mortimer House, London nga AvroKO
180 East 88th Street, New York nga DDG
Tilden Hotel, San Francisco nga Studio Tack
45 Broad Street, Nju Jork nga CetraRuddy
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)