Infrastrukturë
Testohet me sukses Hyperloop One [video]
Sistemi i parë operacional Hyperloop në botë, Hyperloop One, vazhdon të ecë përpara, pas testimit të pajisjes së prototipit të tij në mjedisin e testimit për herë të parë. Duke udhëtuar gati me gjatësinë e plotë të pistës së testimit prej 500 metrash, mjeti e përshkoi këtë gjatësi me një shpejtësi prej 310 kilometrash për orë ndërsa ecuria e suksesshme shënon përparim të dukshëm nga testimi i fazës së parë të përfunduar në fillim të korrikut.
“Ky është fillimi dhe agimi i një epoke të re transporti”, tha Shervin Pishevar, Drejtor Ekzekutiv dhe Bashkëthemelues i Hyperloop One. “Ne kemi arritur shpejtësi historike prej 310 km në orë dhe ne jemi të ngazëllyer që më në fund të tregojmë botën se XP-1 futet në tubin Hyperloop One. Kur dëgjoni tingujt e Hyperloop One, dëgjoni tingullin e të ardhmes”.
Hyperloop One përdor një motor elektrik dhe levë magnetike për të vënë në lëvizje pajisjen përmes një tubi afër vakuumit i cili liron presionin e gazit brenda në ekuivalentin e ajrit në 60960 metra mbi nivelin e detit. Nga levitimi mbi pistë, pajisja është në gjendje të rrëshqasë sikur me shpejtësi aeroplani për distanca të gjata në saje të zvarritjes minimale.
“Ne kemi dëshmuar se teknologjia jonë funksionon dhe tani jemi gati të hyjmë në diskutime me partnerët, klientët dhe qeveritë në mbarë botën për komercializimin e plotë të teknologjisë sonë Hyperloop”, tha Rob Lloyd, drejtori i Hyperloop One. “Ne jemi të ngazëllyer për perspektivat dhe pritjen që kemi marrë nga qeveritë anembanë botës për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të transportit masiv dhe infrastrukturës”.





You must be logged in to post a comment Login