Connect with us

Trashëgimia

Tërmeti nuk “kursen” as Muzeun Historik Kombëtar, Ministria mbyll institucionin

Published

on

Pas tërmetit që përshkroi vendin tonë është mbyllur sot edhe Muzeu Historik Kombëtar. Ministria e Kulturës edhe pse nuk ka bërë asnjë njoftim publik paraprakisht për vizitorët, ka kërkuar mbylljen e tij, deri në përfundim të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ndonëse, nuk është bërë asgjë publik asnjë njoftim paraprakisht, puna gjatë këtyre 20 ditëve, edhe frekuentimi i këtij institucioni nga artdashësit ka vazhduar normalisht.

Madje, edhe gjatë ditës së sotme, fëmijët e një prej shkollave 9-vjeçare në Durrës, kishin ardhur për ta vizituar, për të kaluar traumat e tërmetit.

Mësuesit të gjendur të papërgatitur, vazhdonin që të pyesnin, se ku mund t’i çojnë fëmijët për të kaluar disa orë argëtimi. Derisa, një nga punonjësit e institucionit me dyer të mbyllua i sqaron, se muzeu do të hapet vetëm kur të bëhet riparimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ndërsa, për “ReportTV” nga ministria sqarojnë, se deri në akt-ekspertizën e Institutit të Ndërtimit, muzeu do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët edhe për administratën.

Muzeu Historik Kombëtar është inauguruar në vitin 1981. Në pavijonet e tij ekspozohen rreth 5000 objekte, nga mijëvjeçari IV-t para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. /Shqiptarja.com /

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending