Featured
Teqja e cila shërbeu edhe si mejtep për shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe
Laramanisë së objekteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës që kanë pasur funksion të dyfishtë apo edhe më shumë, i shtohet edhe Teqja e Januz Efendisë e cila gjendet në fshatin Suhadoll të Ulët të Mitrovicës.
Përveç funksionit si objekt ku kruheshin ritet feare, teqja ka shërbyer edhe si mejtep ku mësohej shkrimi dhe leximi i gjuhës shqipe. Aty mësonin nxënësit nga vendet si Mitrovicë, Vinarc, Gushafcë, Vidimriq si dhe Suhadoll/
Kjo teqe thuhet se është ndërtuar nga Jonuz Sabri Januzaj, i cili kishte ardhur nga Stambolli në fshat në vitin 1883 ndërsa teqenë e kishte ndërtuar një vit më pas.
Gjatë luftës (1998-1999) teqeja u demolua dhe u tentua të digjet. Rindërtimin e teqesë dhe tyrbeve i bëri Januz Jonuzi, stërnipi i Januz Sabri efendiut. Për rindërtimin e këtij kompleksi, krahas materialeve të reja, u përdorë material guror (moloz) ekzistues i tyrbeve të demoluar dhe të dëmtuara.
Teqet janë të ndertuar mbi bazamente tetëkëndore nga betonarmeja, konstruksioni i mureve është i lartësuar nga betonarmeja dhe te veshura me blloqe guri të latuar te lidhura me fuga çimentoje. Hapësirta e ndriçimit dhe hyrjës nga brenda dhe jashtë janë të punuara me tulla silikoni, dera hyrëse sipër është e mbuluar me gjysmë kupoll nga llamarinae zinkuar.. Mbulesa e kupolës qëndrore te teqesë është e mbuluar me llamarinë të zinkuar Teqja vazhdon funksioni e saj