Aktuale
Teposhtëzja e Veternikut me fotografi të rralla ndër vite
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/29korrik1981.jpg)
Ka disa fotografi që janë virale prej shumë kohësh në rrjete sociale, se si dukej hyrja ikonike e Prishtinës nga Veterniku. Ato gjithmonë ngjallin një dëshirë për t’i shikuar më shumë e më shumë.
Uran Haxha
Këtu ndoshta edhe duhet të jepet një sqarim pse thirret “Veternik”. Thuhet që rrjedh nga fjala “vetar” që nga gjuha serbo-kroate do të thotë “erë”, pra një vend që fryen era.
Fotografitë që ekzistojnë janë prej atyre kur rruga ishte me kalldrem. Më pas të tjera janë të gjetura në lajme të aksidenteve dhe të ngjashme, por disa janë të bukura dhe me ngjyra që atëbotë revista rinore “Zëri i Rinisë” i botonte.
Ndërtimi.info ka tentuar të bëjë një përmbledhje të fotografive të Veternikut. Disa prej këtyre fotografive nuk janë të publikuara më parë.
Si për kuriozitet thepisja e Veternikut në teposhtëze dikur ka qenë më e madhe. Këndi i rënies ka qenë më i gjerë dhe ndarja nga pjesa e rrafshtë ka qenë me e theksuar. Kjo s’ka lejuar që Prishtina të shihet para se të lëshohesh teposhtë. Atëherë ndërmarrja e rrugëve “PUT” që funksiononte në Prishtinë ka pasur projekt për të zbutur këtë kënd.
Arkitekti i njohur Arbër Shita, neve na ka shkëputur një kujtim kur ka treguar se një nga njerëzit që ka shtyrë përpara këtë projekt, duke tentuar që ta zbusë edhe më tepër këtë teposhtëze, ka qenë inxhinieri Vullnet Palloshi, tashmë i ndjerë. E gjitha kjo me qëllimin për të ndërtuar një panoramë më të mirë të Prishtinës.
Ju ftojmë të shijoni këto fotografi më poshtë me disa prej tyre edhe vitin e botimit apo edhe autorin:
Nga një shkrim i botuar më 29 korrik 1981 në gazetën “Rilindja”.
Nga një shkrim i botuar më 7 tetor 1981 në gazetën “Rilindja”.
Nga një shkrim i botuar më 25 mars 1985 në gazetën “Rilindja”.
Nga një numër i revistës të “Zëri i Rinisë” gjatë viteve të ’70-ta
Më 13 Qershor 1999 Veterniku dukej kështu, fotografi e huazuar nga Naim Zeqiri
Në ditët e sotme duket kështu
Në një të ardhme të afërt do të duket kështu nga një kompleks afaristo-banesor që po ndërtohet e që do ta ndryshojë përgjithmonë këtë hyrje të Prishtinës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)