Media Ndertimi
  • Ballina
  • Aktuale
    • Intervista
    • Video
  • Ndërtim
  • Infrastrukturë
  • Arkitekturë
  • Prokurim Publik
  • Trashëgimia
  • Arkiva
Connect with us
Media Ndertimi Media Ndertimi

Media Ndertimi

Tenton ta shemb me ekskavator ndërtesën e vjetër, i rrëzohet mbi të [video]

  • Ballina
  • Aktuale
    • Intervista
    • Video
  • Ndërtim
  • Infrastrukturë
  • Arkitekturë
  • Prokurim Publik
  • Trashëgimia
  • Arkiva

Ndërtim

Tenton ta shemb me ekskavator ndërtesën e vjetër, i rrëzohet mbi të [video]

Published

5 years ago

on

January 28, 2020

By

Ndertimi Media
  • Share
  • Tweet

Një burrë që po tentonte të shembte me ekskavatorin 30-tonësh një ndërtesë të vjetër në Krime, për pak sa nuk e pësoi kur objekti u shemb pikërisht mbi mjetin të cilin ai po e drejtonte.

Duket se burri kishte afruar shumë pranë ndërtesës ekskavatorin, dhe në një moment objektin që po e shembte përfundon mbi të, transmeton Telegrafi.

Ky moment është filmuar në një video 20 sekondëshe, ku shihet se si shembja e objektit në Alushta të Krimesë nuk shkon sipas planit të parashikuar.

Mediat lokale raportojnë se shoferi i ekskavatorit nuk ka pësuar ndonjë lëndim, edhe pse gjykuar nga pamjet ka mundur të jetë edhe më keq.

Related Topics:

You may like

Ndërtim

Arabia Saudite ndërton një tjetër park të madh ujor në qytetin Qiddiya

Published

1 year ago

on

May 9, 2024

By

Ndertimi Media

Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.

Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).

PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.

Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.

Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.

Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.

Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

1 year ago

on

April 24, 2024

By

Ndertimi Media

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

1 year ago

on

March 26, 2024

By

Ndertimi Media

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading
  • Të fundit
  • Që po lexohen
Infrastrukturë11 months ago

“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh

Infrastrukturë11 months ago

Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme

Infrastrukturë11 months ago

Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri

Aktuale11 months ago

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Infrastrukturë11 months ago

Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës

Infrastrukturë11 months ago

Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7

Infrastrukturë11 months ago

Liebherr blen 119 hektarë në SHBA për të ndërtuar një qendër logjistike

Infrastrukturë11 months ago

Epiroc përballet me sfida në tregun e ndërtimit

Infrastrukturë11 months ago

India do të shpenzojë 132 miliardë dollarë në infrastrukturë

Infrastrukturë11 months ago

Bulevardi i palmave dhe agrumeve në Vlorë, 3.4 milion euro për projektin

Ndërtim3 years ago

Ndërtuesi thotë se i përfundoi punët sipas kontratës te ‘Prishtina e Re’, 40 familje të një kompleksi mohojnë këtë, mbesin pa kushte jetese  

Ndërtim5 years ago

Në Kosovë po prodhohen shtëpi të gatshme me beton të parafabrikuar [video]

Ndërtim3 years ago

Këto janë 5 kompanitë ndërtimore më të mëdha në Prishtinë, prinë Marigona Hill

Aktuale4 years ago

Agroturizmi më i madh në Ballkan ndërtohet në Suharekë

Infrastrukturë2 years ago

Kush po i pengon hetimet në rastin “Brezovica” ku u sekuestruan 75 villa

Ndërtim3 years ago

Rruga A del këtë javë në tenderim, do të ketë gjashtë korsi

Arkitekturë3 years ago

Pa e shkatërruar natyrën, lagjja Area34 vjen me shumë kasolla në liqenin e Batllavës

Infrastrukturë3 years ago

Lëndohen dy punëtor të ndërtimit pas rrëzimit të një plloçe në Kaçanik  

Aktuale5 years ago

Kompania kosovare “FORMON” krijon ventilatorë të frymëmarrjes

Infrastrukturë2 years ago

Rinovohen disa ndërtesa banimi në Gjakovë, shpenzojnë më pak energji elektrike

Trending

Media Ndertimi
  • Ballina
  • Aktuale
    • Intervista
    • Video
  • Ndërtim
  • Infrastrukturë
  • Arkitekturë
  • Prokurim Publik
  • Trashëgimia
  • Arkiva

Copyright © 2020, Media Ndërtimi sh.p.k. | Prishtinë | +383(0)38/777-477 | info@ndertimi.info.