Connect with us

Aktuale

Tensione në Jalë për shembjen e objekteve pa leje

Published

on

Policia ka shoqëruar forcërisht disa banorë të Jalës, 8 prej tyre anëtarë të një familje. Ata janë marrë me furgon policie dhe janë dërguar në komisariat.

Edhe pse nuk ka pasur përplasje me policinë dhe banorët kanë qenë të pozicionuar në një distancë të konsiderueshme nga fadroma e IKMT, policia e ka para të arsyeshme si duket të bëjë largimin e  tyre.

Ata janë marrë me forcë, duke u tërhequr zvarrrë drejt mjetit të policisë. Mes të shoqëruarve edhe një vajze minorene 14 vjeçare.

Banori: Na futi në furgon të gjithëve si familje. Vinë në mënyrë misterioze. Kërkojmë ndihmë nga Ambasada amerikane, OSBE. Nuk dimë ku të kërkojmë ndihmë, jo tek ky shtet se po na burgos. Policia po i merr dhe i fut në furgon pa asnjë arsye. Zoti Ambasador na ndihmoni! Po na provojnë. Duan të na marrin pronën dhe të na burgosin. Bravo Edi Rama.

Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes banorëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes mbi pronësinë e tokës, ku dy palët thonë se disponojnë dokumentat. Nga ana tjetër ALUIZNI i ka skualifikuar objektet si ndërtime pa leje.

Gazetarja jonë në Vlorë, Jerola Ziaj, na informon se IKMT ka përfunduar tashmë shembjen e objektit dy katësh.

Ora 11:06 Banorët rezistencë, por fadromat e IKMT shembin banesat

Policia ka shoqëruar forcërisht 10 banorë të Jalës. Ata janë marrë me furgon policie dhe janë dërguar në komisariat.

Nën thirrjet “ordinerë, kriminelë, vrasës, hajdutë” të banorëve të revoltuar të Jalës, IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtesave të klasifikuara ndërtim pa leje nga ALUIZNI.

Fadrodoma e IKMT po vijon shembjen e një objekti dy katësh.

Ndërkohë banorët i ndan me IKMT kordoni policor i stacionuar prej mëngjesit, për të shmangur çdo kontrontim.

Drejtori i IKMT thotë se kanë njoftuar konform ligjit banorët për boshatisjen e banesave por ata kanë refuzuar të marrin njoftimin.

“Ka ardhur grupi i inspektimit para 15 ditësh dhe u ka kërkuar dokumentacionin e objekteve, i kanë refuzuar në mënyrë kategorike. As nuk kanë pranuar të dorëzojnë dokumentacion as nuk kanë pranuar të marrin dokumentacion, pra njoftimin për lirimin e objekteve. Është marrë një vendim prishje, është urdhër pune, ne jemi konform ligjit.Ndërtimet për ne janë të jashtëligjshme sepse janë refuzuar nga ALUIZNI që në datën 15 korrik, kanë pasur kohë për të vazhduar më tej me procedurat”.

Ora 10:24 “Edi Rama, ti nuk je Jezu Krishti!

Situata në Jalë është tejet e tensionuar. Banorët e irrituar duke e krahasuar Ramën me Millosheviçin, thonë se po i nxjerrin me dhunë nga prona e tyre.

Banorja: Më mirë të na kishin vrarë, të na kishin hedhur mina si Millosheviçi në Kosovë.Amani më çoni në një shtet tjetër, mos më lini me këta kriminelë.

Ata i bëjnë thirrje Ministrit Bushatit që sipas tyre është duke kërkuar trojet e tjera të Shqipërisë të shkojë atje dhe të shohë padrejtësinë që u bëhet banorëve të kësaj zone.

Banorët vazhdojnë të protestojnë para kordonit të forcave policore që është vënë barrikadë para mjeteve të IKMT.

Banorja: Ti nuk je Jezu Krisht Edi Rama, je ISIS me dashje jo pa dashje. Në emër të Perëndisë të mallkoj, të lidh, të shkatërroj. Unë jam e fortë sepse kam frymën e  Perëndëisë. Ne jemi Jezu Krishta por ti ku do vesh në ferr.Unë të vë biblën sot havale dhe gjakun e Krishtit. Ti ke shkelur mbi gjakun e Krishtit.

Banori: Nuk e kemi me vjedhje, nuk e kemi me grabitje, nuk e kemi me prostitucion, nuk e kemi me drogë, nuk e kemi me krime, nuk kemi vjedhur, nuk kemi shantazhuar, nuk kemi shkatërruar njeri. I kemi me djersën e ballit. I kemi me punën 24 orë në 24. Çfarë na bëni! Pse bëhet luftë ndaj njerëzve, ndaj fëmijëve, ndaj të rinjve që ti lënë rrugë siç i kanë lënë në dete, kanale djemtë e Shqipërisë, djemtë e vendit. Pse bëhet ky krim monstruoz, duke shkatërruar pronën, djersën, duke shkatërruar jetën.

IKMT ka ndërhyrë në një objekt dykatësh njësi shërbimi edhe pse pronarët nuk kishin zhvendosur gjërat që kishin në një minimarket në katin e parë apo objektet elektroshtëpiake që kishin në shtëpitë e tyre. Kanë ndërhyrë dhe pse shtëpia ka qenë e pa boshatisur.

Ora 10:15 Deputetët e PD-së, drejt Jalës në mbështetje të banorëve

Deputetët  demokratë për qarkun e Vlorës, Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj, janë nisur drejt Jalës  për të kundërshtuar prishjen e  banesave të banorëve, që sipas tyre bëhet për interesa të klientëve të Ramës.

PD dënon qëndrimin e Edi Ramës kundër interesit të banorëve të Jalës në favor të interesave të tij private.

Ora 10:00 IKMT: Aksioni mbyllet sot!

Vijon rezistenca e banorëve të Jalës që kundërshtojnë me forcë prishjen e objekteve që ka parashikuar të shembë IKMT, kjo edhe për ti hapur rrugë zgjatimit të plotë të shëtitores së Jalës.

Forca të shumta të rendit janë stacionuar në zonë që prej mëngjesit në mbështetje  të IKMT.

“IKMT ka ndërhyrë në një objekt duke e shembur pjesërisht. Por në këto momente nuk po vazhdojnë me itensitet” raporton gazetarja jonë Jerola Ziaj.

Megjithatë nga komunikimet që gazetarja e Ora News ka pasur me IKMT, thuhet se ata janë të vendosur për të përmbyllur sot aksionin që pritet të finalizohet me prishjen e 9 objekteve në zonën e Jalës në Himarë.

09:00 IKMT për aksionin: Kemi njoftuar banorët

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se ka nisur sot prishjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës.

Objektet me siperfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri.

IKMT thotë se objektet janë të paligjshme dhe se kanë njoftuar banorët për boshatisjen e tyre

“Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit. IKMT ka qenë e mbështëtur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion”

Ora 08:45 Aksioni i IKMT nis me tensione në Jalë, banorët: Dhomat janë ende me pushues!

Ka nisur mes tensionesh aksioni i IKMT për shembjen e ndërtesave pa leje në Jalë. IKMT ka nisur shembjet në gjirin e Jalës sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, ku pritet shembja e 9 godinave, ndër to lokale dhe banesa.

Por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke kundërshtuar shembjen e banesave. Ata pretendojnë se  janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë dhe janë ende në proces.

Banorët thonë se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues.

“I kemi bërë me gjak”.

” Asnjë lloj dokumentacioni, këta janë të gjithë kriminelë nga i pari tek i fundit (u drejtohet policëve)”.

“Nuk mund ta marrë Edi Rama pronën tonë”.

Në zonë kanë zbarkuar forca të shumta të policisë vendore të Vlorës, RENEA dhe FNSH. Banorët vijojnë rezistencën dhe herë pas herë janë përplasur me policinë.

Aksioni i IKMT-së për momentin ka mbetur pezull.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending