Aktuale
Tenderi i natës në Kuvend, Zharku kërkon sqarim për kritikat ndaj tij
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/lutfi-zharku.jpg)
Për tenderin e Autostradës Prishtinë-Gjilan Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kishte gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, që ishin bërë nga qeverisja e shkuar.
Për këtë OSHP kishte marrë vendim që tenderin për Gjilanin i nënshkruar në mesnatë ta kthej në rivlerësim, shkruan Ndërtimi.info
Kritikat e akuzat shkuan në drejtim të ish-ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili ishte në krye të këtij projekti.
Tenderi i mesnatës ishte nënshkruar nga ish-ministri i Infrastrukturës, me mandatin e ministrit për vetëm një muaj, Hanefi Muharremi pasardhës i Lutfi Zharkut.
Kritika pati edhe nga ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Leka.
Por ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot në seancën e Kuvendit ka kërkuar nga ministri aktual i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal lekja që të jap sqarim pse i është lakuar emri në këtë tender me atë se ai ka një muaj më herët kishte lënë postin e ministrit.
“Ju Lekaj keni thënë se unë kam nënshkruar projektin natën, atëherë a mundesh me tregu kur e kam nënshkruar, çka kam nënshkrua. Po du sqarim”, ka kërkuar Zharku.
Lekaj i është përgjigjur Zharkut duke i thënë se procedurat për tenderin e autostradës së Gjilanit është përshpejtuar sikur të ishte një kohë e jashtëzakonshme.
Ai ka vazhduar se kishte deklaruar atë që nuk është dashur që nënshkrimi për këtë projekt të bëhet në të njëjtën ditë kur do të dorëzohej posti i ministritë. Ku ka theksuar se i kërkon falje Zharkut nëse i ka përmendur emrin.
“Sa i përket asaj deklaratës time, e kam thënën saktësisht që procedura për Gjilan është përshpejtuar sikur që të ishim në një kohë të jashtëzakonshme dhe unë i di procedurat që ministri nuk nënshkruan procedura të prokurimit përveç kur është mbyllja e kontratave. E kam thënë që komisioni vlerësues e ka bërë me nguti dhe në praktikat e prokurimit publik dhe vlerësimeve nuk ka qenë që të njoftohen kompanitë. Në ora 18:00 ka filluar me 8 shtator 2017 nga komisionet përkatëse të informohen kompanitë respektive për përzgjedhjen e tyre apo mospërzgjedhjen e tyre, dhe nuk e di që kjo vetëm në kohëra të jashtëzakonshëm duhet me u marr vendime. Dhe nuk është dashtë që në të njëjtën ditë me u marr vendimi. Kërkoj falej nëse ta kam përmend emrin, por këtë kam thënë”, tha Lekaj.
Zharku ka falënderuar Lekaj për kërkim faljen por ka kërkuar sqarim se pse është dashur të përshihet ai në diskutim pasi që siç thotë ka lënë pozitën qysh në muaj më parë.
Lekaj këtu ka përmendur nënshkrimin e shpalljes së tenderit, me 27 prill të 2017-ës, ku ka thënë se ky dokument nuk është nënshkruar drejtuesit e komuniteti ndërministror por është nënshkruar vetëm nga tre ministrat të cilët vien nga LDK.
“Kemi një nënshkrim për fillimin e shpalljes së tenderi. Me 28.04.2017 dhe këtu janë të nënshkruar jo gjithë drejtuesit e komitetit ndërministror por janë të nënshkruar vetëm tre ministria që vie nga LDK për procedurën e Gjilanit këtë e kam thënë dhe prapë insistoj që është dëshmi”, i është përgjigjur Lekaj Zharkrut.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)