Connect with us

Aktuale

Tenderi 100 milionësh që shfrytëzoi turbullirat politike

Published

on

Kriza politike nëpër të cilën kaloi Kosova, menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë “Mustafa”, më së miri del të kenë shfrytëzuar drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, në atë kohë e drejtuar nga Lutfi Zharku i cili vinte nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) parti kjo që kishte në krye në atë botë kryeministrin Isa Mustafa.

Gjatë kohës kur bëhej fjalë për numrat e votave Ministria e Infrastrukturës bënte numra tjerë, ato të milionave për tenderin e Autostradës Prishtinë-Gjilan. Ku këtë dallaverë të Ministrisë e zbuluan ekspertët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, të cilët morën edhe vendim që tenderin gjigant ta kthejnë në Rivlerësim.

Ministria e Infrastrukturës në krye me ish-ministrin, nisi procedurat e Autostradës Prishtinë-Gjilan, ku planifikoheshin të harxhoheshin 128 milionë euro në kohën kur vendi ishte në zgjedhje dhe pushtetet ishin duke u ndërruar. U pranuan 181 oferta nga 27 biznese për tetë pjesët e këtij tenderi. Pa shumë shpjegime, 24 orë para ndërrimit të Qeverisë, tenderit iu dha drita e gjelbër nga Ministria e Infrastrukturës. Sipas dosjes së siguruara nga Drejtësia në Kosovë, Llotet ishin fituar me këto çmime.

Lloti i parë me 16 milionë e  25 mijë euro. Lloti i dytë me 6 milionë e 223 mijë euro.

Lloti i tretë me 5 milionë e 131 mijë euro. Lloti i katërt me 7 milionë e 413 mijë euro. Lloti i pestë, me 21 milionë e 478 mijë euro. Lloti i gjashtë me 18 milionë e 134 mijë euro. Lloti i shtatë me 9 milionë e 329 mije euro. Dhe Lloti i tetë me 15 milionë e 914 mijë euro.

Në total operatorët e përzgjedhur kushtonin mbi 33 milionë euro më shtrenjtë se sa ofertat më të lira që u eliminuan nga gara. Kjo i bie që nëse Ministria e Infrastrukturës do të nënshkruante kontratë me ofertuesit më të lirë Autostrada Prishtinë-Gjilan do të kushtonte 66 milionë e 48 mijë euro dhe jo 99 milionë e 651 euro, sa ishte vlera e llogaritur në fund të tenderit.

Por ata që aplikuan për kulaçin e madh të asfaltit nuk u pajtuan me rekomandimin dhe vendimin e Qeverisë në ike, Isa Mustafës. 12 ofertues u ankuan në Gjykatën e Tenderëve me pretendimet se në këtë tender kishte manipulime dhe shkelje të Ligjit.

Pak ditë më vonë, një ekspertë i angazhuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) konstatoi probleme serioze. Siç shkruhet në dosjen e ekspertit disa nga shkeljet janë si vijon:

“Ministria e Infrastrukturës ka eliminuara nga gara 173 oferta duke i lënë të përgjegjshëm vetëm 8 prej tyre. Eksperti konstatoi se kjo nuk është në rregull me Ligjin. I tërë tenderi ishte një burimor, pasi që të gjitha kompanitë ishin eliminuar nga Lotet. Eksperti ka gjetur shkelje ligjore në të paktën tri llote që së bashku kanë një vlerë prej 46 milionë euro.

“Ky tender ka nis në një kohë kur institucionet kanë qenë në krizë, do të thotë Qeveria ishte rrëzuar. Pastaj është procedura, dhe kanë kaluara nëpër komisione. Njoftimi për kontratë është  bërë me 12 qershor, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, në një kohë ku i gjithë publiku ka qenë i orientuar kah rezultatet e zgjedhjeve. Ministria e Infrastrukturës e ka nis këtë projekt gjigant sepse ishte paraparë të shfrytëzohej një buxhet prej 128 milionë euro, pastaj edhe procedurat kanë vazhduar gjatë muajve të verës, ku të gjithë jemi dëshmitarë që gjatë kësaj kohe është folur vetëm për çështjen e numrave dhe çështjen e Qeverisë”, tregon Visar Preza Jeta në Kosovë

Është pjesa tjetër më interesante, kur Komisioni vlerësues e përfundon punën e tyre, i cakton cilat kompani janë të përgjegjshme, cilat nuk janë të përgjegjshme një ditë para se të votohet Qeveria “Haradinaj”. Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur që gjitha ofertat, apo pjesa më e madhe e ofertave që janë eliminuar nga gara kanë qenë me çmimet më të ulëta. Dhe nëse e bënë kalkulimin, njoftimin për dhënie kontratës ka qenë rreth 100 milionë euro. Ndërsa, ofertat më të lira të pranuara kanë qenë për 33 milionë euro më pak.

Nuk themi që ofertat më të lira kanë qenë gjitha të përgjegjshëm, mirëpo ka munguar një vlerësim real i ofertave të dorëzuara dhe kjo është vërtetuar edhe nga Gjykata e Tenderëve e cila e ka kthyer këtë tender në rivlerësim.

 

Për t’i zgjidhur problemet me këtë tender kompanitë ishin ankuar në Gjykatën e Tenderëve. Pak ditë para se të mbahej seanca gjyqësore për kulaçin e madh, shefi i OSHP-së u përball me kërcënime. Pronarit të kompanisë “Sallahu” i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh si i dyshuar për kërcënimin ndaj kreut të OSHP-së, Blerim Dina.

E njëjta masë i është caktuar edhe Shaban Lushtakut. Në kërkesën e Prokurorisë të cilën e ka siguruar nga Kallxo.com pretendohet se Sallahu dhe Lushtaku kanë tentuar ta detyrojnë Blerim Dinën të kryejnë veprime në kundërshtim me pasurinë publike në tenderin prej 21 milionë euro. Në kërkesën e saj Prokuroria ka përshkruar edhe veprimet e të dyshuarve. I dyshuari Sallahu citohet t’i ketë thënë Dinës që ky tender ka vlerën e 21 milionë euro dhe kjo punë duhet të kryhet ose do të kushtoj me jetë. Prokuroria ka përshkruar se është duke tentuar të zbulojë identitetin e dy personave të tjerë të cilët dyshohet të kenë gisht në këtë rast por të cilët ende janë të pa arritshëm për prokurorinë.

Për kërcënimin tregon edhe vetë Shefi i OSHP-së, Blerim Dina për emisionin Drejtësia në Kosovë.

“Për ngjarjen që ka ndodhur në pasditen e 16 tetorit unë personalisht kam dhënë deklaratë në Polici. Qëndroj pas deklaratës që e kam dhënë, nuk kisha me hy më shumë sepse me këtë çështje janë duke u marr organet e ndjekjes dhe po ua lë atyre të merren me rastin”, tha Dina.

Ai madje ka sigurua opinioni se të gjitha vendimet që janë marr nga OSHP janë marr  konform Ligjit të Prokurimit Publik, e që kjo do të vazhdoj edhe në të ardhmen edhe përkundër kërcënimeve.

 

“I siguroj të gjithë opinionin se të gjitha vendimet që janë marr në OSHP janë marr konform Ligjit për PROKURIM Publik, dhe të gjitha vendimet që  do të merren në të ardhmen prapë do të merren konform Ligjit të PROKURIMIT Publik, pa marr parasysh presionit, kërcënimeve apo forma të ndryshme të grupeve të ndryshme të interesit ne do të vazhdojmë punë tonë duke u bazuar në Ligjin e PROKURIMIT Publik”, ka thënë Dina për Drejtësia në Kosovë.

Në deklaratën e tij para Gjykatës Naim Sallahu dhe Shaban Lushtaku kanë mohuar të kenë kryer veprimet e pretenduara. Drejtësia në Kosovë ka provuar të flas edhe me familjarët e familjes Sallahu, por përkundër kërkesës tonë një përgjigje pozitive ka munguar.

Ndër emrat të lakuar për tenderin i cili u përmend si personi i cili kishte kërkuar të pinte kafe me shefin e OSHP-së disa orë pas kërcënimit, është edhe kreu i Skenderajit Sami Lushtaku. Emri i këtij të fundit nuk është përmendur në dosjen e Prokurorisë e cila përshkruan se vetëm persona enën kanë kërkuar të pinin kafe me shefin e OSHP-së.

E Sami Lushtaku në një deklaratë për Drejtësia në Kosovë ka treguar se Shaban Lushtakun i cili përshkruhet në dosjen e Prokurorisë për kërcënim ndaj Shefit të OSHP-së, e ka kushëri.

I pyetur se cili është problemi i tij me Dinën, Lushtaku thotë ta ketë dëgjuar përmes  mjeteve të informimit.

“Të them drejtën e kam dëgjuar përmes mjeteve të informimit dhe ka qenë një befasi për mua.

E di që pas ngjarjes më kanë thënë se ata janë shok pune e kanë pirë me qindra herë kafe, unë këtë histori e di. Kërkoj  nga Prokuroria dhe Gjykata që kësaj çështje t’i shkoj deri në fund. Vërtetë që këta që keqpërdorin tim, e që nuk është hera e parë që e kam dëgjuar nëpër okular tjerë. Dhe ka shumë hera që njerëzit janë thirr në emër timin e që unë nuk e kam ditë. Unë nuk di çka ka përmend Shaban Lushtaku, sepse nuk ka pas asnjë arsyeje”, tha Lushtaku.

Se është përmend emri i tij se ai ka pritur për kafe, Lushtaku thotë se gjatë asaj kohë ka qenë nëpër fushatë.

“Unë ato ditë kam qenë nëpër fushata thuajse krejt kohën dhe pak kam pas mundësi me u ul në kafe e me pi kafe. Veçse se Policia e Prokuroria munden me vërtetu saktë këtë punë”, tha ai.

Se kur e ka taku Shabani, Sami Lushtaku tha se ka takuar sa herë që i është dhënë rasti, por që nuk e mban mend se kur ka pi kafe me Shabanin.

Ndërsa se a i ka përmendur Shaban Lushtaku ndonjëherë punën e autostradës, Lushtaku tha se nuk ia ka përmend dhe nuk ka pas arsyeje pse t’ia përmend.

Sa herë bëhet fjalë për tender lakohet emri Lushtakut, e këtë Lushtaku Po shtohet duke lakuar emrin e tij po duan t’i zgjedhin problemet dhe interesat e veta, por që nuk e di pse.

“Nëse në një formë ose tjetrën unë jam përfshi Polciia le të veprojë”, theksoi Lushtaku duke shtuar se dikush po fshihet pas emrit të tij.

“Jam bërë një personazh se për çdo gjë dal nëpër medie, edhe gjatë qëndrimit tim në burg është lakuar emri im. Kështu që është e padrejtë dhe unë po kërkoj nga organet që këtyre çështjeve t’iu shkohet deri në fund dhe jo të manipulohet me emra. Zgjedhin problemet e veta dhe në fund duan me përmend edhe emrin tim”, tha ai.

Dilema të shumta përreth asaj nëse Ministria kishte të drejtë kur vendosi për operatorët në fjalë u tentuan të sqaroheshin  në seancën e mbajtur me 24 tetor në OSHP. Të parët që morën fjalën kërkuan anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës për gjitha kompanitë që ishin shpallur fitues nga  Ministria e Infrastrukturës.

Dina ka treguar se OSHP ka vendosur për tenderin dhe komplet tenderi kthehet në rivlerësim

Ai madje tregoi edhe arsyet pse OSHP ka vendosur ta kthejë në rivlerësim tenderi.

“Arsyet pse OSHP ka vendosur ta kthejë në rivlerësim tenderin për të gjitha llotet ka arsyeje të shumta dhe nuk është vetëm një. Të gjitha arsyeje janë të përmendura dhe janë të shkruara në vendim dhe kush është e interesime mund të lexoj vendimin dhe të shoh arsyet dhe vë gjeturat e OSHP për atë aktivitet të prokurimit”, tha Dina.

Kompetentët e asaj kohe dhe ata që janë tani nuk kanë shpjegim  për këtë rrëmujë që ndodhi me tenderimin e parasë publike.

Ish-minsitri në detyrë Hanefi Muharremi kujton se e tërë ngjarja u zhvillua pak orë para se ai dhe qeverisja Isa Mustafa të lironin zyrat për Qeverinë Haradinaj.

“Unë kur kam marr postin e ministrit ka qenë e caktuar procedura e tenderimit dhe formimi i komisionit për punën e autostradës Prishtine Gjilan dhe ka qenë vazhdim të punës. Kështu që me marrjen e postit gjatë kësaj periudhe Drejtorin e Shërbime Publike e kam pyetur se si po shkojnë punët në këtë drejtim, i cili herë pas here më ka thënë se është në rregull se është komisioni duke punuar me intensitet dhe që janë vendosur kamerat të cilat e përcjellin punë e komisionit dhe është një anëtar prej Agjencioni Anti-Korupsion dhe i kontrollon dokumente, dhe kaq ka qenë prej anës sime. Kështu që nuk kam pas ndonjë vërejtje, deri me 11 shtator. Me 11 shtator me ministrin aktual e lamë se kur do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës. Por nga ora 9  në mëngjes drejtori i Departamentit erdh në zyre dhe më tha se komisioni e ka përfundu punë, dhe më erdh si befasi me të thënë të drejtën pse ndodhi kjo pikërisht në ditën kur unë po e dorëzoj detyrën, meqë ka mundur një ditë para ose mbas. Po sido qoftë unë si në instikti e pyeta se a ka shku puna mirë, më tha se gjithçka është në rregull. Vjen ministri i ardhshëm e vazhdon punën e tij kaq unë mundem me thënë. Por mua çfarë më ka lënë përshtypje, pse komisioni me kry punën ditën kur bëhet pranim-dorëzimi i punës, vetëm atë i kam thënë drejtorit dhe me kaq e kam përfudnu, dhe drejtën me thënë më shumë nuk më ka intereseu”, ka thënë Muharremi.

Për këtë situatë ka folur edhe ministri i tanishëm i Minsitrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj.

https://youtu.be/07HZku0RJ0g

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending