Connect with us

Aktuale

Tender ndërkombëtar për rindërtimin: Sipërfaqja e banesave e ndarë në 3 kategori

Published

on

Qeveria pritet të shpallë tender ndërkombëtar për rindërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti.

Brenda pak ditësh Ministria e Rindërtimit do të përzgjedhë modelin e shtëpive, të cilat do të ndërtohen ne tre kategori sipërfaqesh kryesisht në zonat rurale tashmë të përcaktuara.

Kategoria e parë është për familjet deri në dy anëtarë dhe do të kenë sipërfaqe nga 45-60 metër katrorë.

Kategoria e dytë, për familjet deri në katër anëtarë do të ketë sipërfaqe nga 75 deri në 80 metër katrorë. Dhe për familjet me 5 anëtarë e më shumë, banesat do të kenë sipërfaqe nga 90 deri në 100 metër katrorë. Pas përzgjedhjes së modeleve, qeveria do të shpallë tender ndërkombëtar per rindërtimin të ndarë me tre lote. Njëri lot do të jetë për ndërtimin e banesave individuale në Tiranë dhe autoriteti kontraktor do të jetë vetë bashkia.

Loti tjetër do të jetë për banesat e Durrësit dhe do të prokurohet nga fondi i Zhvillimit.

Ndërsa i treti për të gjitha banesat në zonat e tjera që u prekën nga tërmeti, që edhe ky do të prokurohet nga fondi i zhvillimit. Qeveria shpreson që tenderi për ndërtimin e banesave individuale të mbyllet brenda gjysmës së parë të vitit dhe të fillojë menjëherë ndërtimi. Ndaj i ka bërë thirrje familjeve, të cilat kanë mbetur të pastreha që të bëjnë sa më parë aplikimin për të përfituar banesën e re. Sipas të dhënave nga Ministria e rindërtimit deri më tani janë bërë rreth 14 mijë aplikime nga këto familje./Burimi: Top Channel

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

ATK inkason mbi 700 mijë euro borxhe nga bizneset

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se pas një aksioni të djeshëm në disa subjekte biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ka inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni, sipas ATK-së, mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, duke shtuar se të njëjtat aktivitete të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Përmes një njoftimi për media, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit.

Gjithashtu, nga ATK-ja kanë bërë thirrje që tatimpaguesit të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësitë që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Strehimoret prej bambuje një zgjidhje pas shkatërrimit të rreth 1 milionë shtëpive nga vërshimet në Pakistan

Published

on

Përmbytjet katastrofike në Pakistan kanë prekur rreth 33 milionë njerëz, shumë prej të cilëve po kërkojnë ende strehim të sigurt pas shirave që dëmtuan ose shkatrruan më shumë se 1 milion shtëpi.

Ndërsa një e treta e vendit është e zhytur nën ujë, dhe ekspertët thonë se mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të tërhiqet.

E për të adresuar nevojën urgjente për strehim të banorëve, arkitekti Yasmeen Lari dhe Fondacioni Heritage i Pakistanit kanë punuar gjatë gjithë kohës për të pajisur njerëzit në provincën Sindh me aftësitë dhe materiale për të ndërtuar strehimore prej bambuje.

Strehimoret, të quajtura Lari OctaGreen (LOG), mund të ndërtohen nga gjashtë ose shtatë persona brenda pak orësh.

Sipas arkitektit Lari synimi është që të ndërtohen rreth 1200 strehimore të tilla, dhe deri tani janë ngritur rreth 350 të tilla.

Ky aksion i ndërtimit të strehimoreve prej bambuje është përkrahur edhe nga rajone tjera të Pakistanit, dhe synohet të ndërtohet 1500 strehimore për muaj.

Strehimoret nuk janë të kushtueshme, janë të thjeshta dhe nuk kanë impakt negativ në mjedis.

Çmimi për ndërtimin e një strehimoreje nga bambuja kushton rreth 25 mijë rupi pakistanezë që përkthehet në rreth 110 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending